E FSHEHTA E MBRËMJES

Në mbrëmje familja ishte bashkuar
Bisedonin për kohën që iku
Për vajzën e tyre që tashmë ishte rritur.
Ajo ishte kthyer n’ shtëpi vonë
Kishte hyrë tinëzisht në dhomë
E mbështetur n’parmak t’dritares
Si një astronome yjet i vëzhgonte
Universin donte ta kapte me dorë
Bashkë më ëndrra rinore të fluturonte n´qiell.
U rrite,- i tha nëna- shtat ke lëshuar,
Lëri ëndërrimet lëri yjet n’ gjithësi,
Zbrit në tokë e bukura syshkruar
Rreth vetes e ke botën plot dashuri.
Si e zbuloi nëna t’ëmblën fshehtësi,
Këtë botën rinore plot vrull e dashuri
Netët e saja me këngë e plot dalldi,
Kur thërret me zë, ç’bëj vallë pa ty?’