16.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Pirro Minella Millona

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, pemë, syze dielli, jashtë dhe natyrë
…”Maji i xixellonjave dhe xixellonja ime e majit…”!!!
…Tek shikoja hyrjen e fundit tek ish pallatit Nr. 23 ne ish-lagjen time “18 Shtatori” Gjirokaster, u ktheva prapa ne kohe, kur ishim te vegjel dhe luanim aty rrotull dhe tek kopshti i shkolles “Koto Hoxhi”
Ishte maj dhe sapo fekse pak muzgu fillonin te dilnin xixellonjat e para. Drita e saj e verdhe vezelluese dallohej qysh larg. Me ndricimin e saj qe here fiket e here ndizet thirren e gjenden xixellonja femer dhe xixellonja mashkull.
Xixellonja femer nuk ka krahe, ajo vendoset ne bar dhe ndricon, kurse xixellonja mashkull fluturon gjate nates dhe me ndihmen e ndricimit te tyre ata takohen ..
Keshtu dhe ne ate buze mbremje maji te nje natyre te qete kishim dale me kavanoza ne duar per te kapur xixellonjat. Ishim ndare ne grupe.
Une e kisha xixellonjen time femer, me takonte mua ta gjeja ate.Te dy kaluam tek kopshti i “Koto Hoxhit” dhe filluam te ndiqnim xixellonjat meshkuj. Sa kapnim nje e fusnim ne kavanozin qe kishte xixellonja ime femer. Sa kenaqesi ishte, bertisnim me nje gaz te papare sa here e kapnim nje.
Fluturonim te dy, kalonim neper tarraca dhe rreth pemeve te tyre. Mjafton te fekste nje ndrite xixellonje viheshim me vrap ne ndjekje te saj.
Sa gezim kishim, sa te qeshur ne shpirt. Nuk po e kuptonim si ikte ora…
Pas nje kohe te gjate u kthyem ne pallat ku be numerimi i xixellonjave te kapura ne kavanozat tane.
Keto mendova ate fund shtatori kur isha tek ajo hyrje.
Ku ishte valle xixellonja, ime e dikurshme, ne cilen pullaz kishte ngritur folene e saj jetesore.
A me ka kujtuar per tere ato lojra aq feminore, qe kemi kalur. Valle do te vije nje dite xixellonja ime me kavanozin e saj per te bredhur neper naten e bukur te majit per ato xixellonjat me ndricimin vezellues?
..,..Apo, do ja tregoj si perralle mbeses apo nipit buze mbremjes kur ta veje ne gjume dhe te me kujtoje mua sa me kenaqesi kapnim ato xixellonjat e bukura…
Shpresoj valle qe te ndricoje perseri xixellonja ime si dikur aq vezelluese…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.