Aleksander Hasanas

 

Gjuha shqipe dhe ajo Homerike

I madhi, studiues i fjalëve të lashta pellazgjike; masoni R. Beex nxjerr në pah qindra fjalë të lashta ilire prej Iliadës së Homerit – ku krejt ato flasin shqip.

Sot po sjellim fjalën e lashtë “ἀγάλλομαι” {agállomai} me kuptimin e saj: “për të qenë i lumtur; për të qenë krenar, i gjallëruar”.
Ende sot edhe në gjuhën greke të sajuar shkronja ‘γ’ – shqiptohet si një bashtingëllore e mbyllur grykore ngjashëm me; ‘gh ~gj’, pra fjala Homerike: *ἀγάλλομαι {agállomai} lexohet dhe shqiptohet fiks si në shqip: Angjallome; i gjallëruar, i lumtur, krenar.
Shih në origjinal si studiues të ndryshëm bëjne përpjekje për ta larguar nga shqipja duke e krahasuar fjalën e lashtë agállomai= i gjallëruar, i lumtur me fjalën greke e *angalma = statujë, e plot hipoteza të tjera aty (gati qesharake).
ἀγάλλομαι {agállomai}.
Që do të thotë: “për të qenë krenarë, të jenë të lumtur”, (që nga Hom.)
Prejardhur: ardhshëm të ἀγάλλω ‘për të lavdëruar “(Pi etj.). Oj properγαλμα duhur. ‘πα̃ν ἐφ’ ᾧ τις ἀγάλλεται ‘(Schol. Ar. Th . 773)’ Krenari, bizhuteri, statujë (perëndish) ‘, krh. Wilamowitz zu Eur. Her. 49, përmbajtja e fjalisë Porzig 241; – në malam partem ἀγαλμός λοιδορία H., cf. u ἀγαλλιάζει.

Etimologjia: Për ἀγάλλομαι, -ω shfaqet në gjuhën e mëvonshme ἀγαλλιάομαι, -ιάω pas foljeve në -ιάω (Schwyzer 732); prej të cilave ἀγαλλίασις, -ίαμα. Nga ἀγαλλιάομαι edhe ἀγαλλιάζει · λοιδορει̃ται H., krh. për arsim Schwyzer 734, Mél. Pedersen 63 e tutje; pranë saj ἀγάλλιος λοίδορος H. – Nëse emri i bimës ἀγαλλίς ( h .Cer ., Nik.) I përket ἀγάλλομαι, është një pyetje e hapur; Shiko. ἀναγαλλίς. ἀγάλλομαι duket si një emër i * ἀγαλός (Schwyzer 725); lidhje të mëtejshme (ἀγα- ?, μεγαλο- ??) të dyshimta. Ndoshta është i lidhur me ἀγανός (me ndryshimin e rrjedhës λ ~ ν).

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Thirrje e Fondacionit Albana për bashkim e bashkëpunim

Fondacioni Albana u bën thirrje gjithë shqiptarëve patriotë e kundër sistemit kleptokratik, gjithë organizatave e aktivistëve, që kanë si synim bashkimin kombëtar dhe krijimin e një Shqipërie të çliruar nga kasta e shitur antishqiptare, që të mblidhen e bashkëpunojnë, në menyrë që të formojnë një forcë të aftë t’i dalë zot atdheut e kombit shqiptar.
Shqipëria është në prag të humnerës, mjafton një shkëndijë e vendi do të zhytet në kaos e luftë civile. Vendi është në katastrofë të plotë ekonomike, prodhimi në pikiatë e borxhi publik në stratosferë, tregtia në tatëpjetë e papunësia në qiell, shqiptarët zhyten ne varfëri e koncesionet s’kanë të ndalur.
Vendi është në një kolaps institucional të pashembullt në histori, mungesa e kapaciteteve të administratës shtetërore është therëse, policia është një aparat represioni çnjerëzor, vendin e profesionalizmit e ka zënë paaftësia, militantizmi e gazi lotsjellës.
Fondacioni Albana i bën thirrje çdo shqiptari, edhe atyre që zënë radhën për të votuar partitë e kastës, që të vetedijësohen se ky vend në prag të humnerës, nuk ka të ardhme për fëmijët, nipërit e mbesat e tyre, prandaj për hir të së ardhmes, të heqin njëherë e përgjithmonë mbështetjen ndaj kësaj kaste kriminale, të zhytur në krim, plackitje e padrejtësi.
F. Albana u bën thirrje gjithë të rinjve, që të mos mashtrohen e korruptohen nga partitë politike të kastës dhe veglat e tyre, por të behen gati për të qenë mjeti i pashmagshëm i ndryshimit. Vetëm me idealet rinore mund të zhduket karcinoma që ka gangrenizuar vendin.
Fondacioni Albana i bën thirrje klasës intelektuale e asaj mediatike, që të mos shërbejnë si megafonë e psiqolla mediatike të kastës, por të ndërgjegjësohen se ndershmëria intelektuale është armë në shërbim të shqiptarëve dhe se detyra e tyre nuk është mbushja e xhepave me çfare pikon nga kasta, por rrëfimi i udhës së duhur për drejtësi dhe zhvillim.
Fondacioni Albana i bën thirrje gjithë biznesit, të cilit i ka ardhur në majë të hundës nga gjobitjet, këcënimet dhe shantazhet e administratës, thellësisht të korruptuar, tatimore, që të vetëdijësohen se roli i tyre kyç në krijimin e vendeve të punes dhe mirëqënies së përgjithshme, kalon pashmangshëm nga mbështetja për krijimin e një sistemi të drejtë e të paanshëm.
30 vjet janë shumë, janë një brez i djegur, janë 30 vjet të humbura, 30 vjet vjedhje e plaçkitje, 30 vjet padrejtësi, 30 vjet korrupsion, 30 vjet varfëri, 30 vjet emigrim, 30 vjet papunësi, 30 vjet babëzi, 30 vjet zgërlaqje, 30 vjet nënshtrim, 30 vjet drogë, 30 vjet betonizim, 30 vjet krim, 30 vjet kleptokraci e 30 vjet oligarki.
Këto kemi mbjellë e kemi korrur në 30 vjet, prandaj ka ardhur koha të ndryshojmë. Do të ndryshojmë ose do të biem në humnerën e historisë dhe do të zhdukemi si komb.

Prandaj, Fondacioni Albana bën thirrje që të gjjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të bashkohen, organizohen e bashkëpunojnë, që të ndërmarrin me suksses udhën e duhur për ndryshim. Të bashkuar nuk na ndal askush !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.