Në vjeshtën e vonë
Hurmës gjethet i ranë,
Morrën arratinë.
Frutet mbeten diej
Si bijat në uzdajë.
***
Ulur jam në bankinën
E shetitores Taulantja.
Rëra nën beton fle,
Deti në hakmarrje
Më hedh stërkala dallgësh.
***
Ç’lumturi! Tëzhytesh
Në arën e vaditur.
Mbi pëllëmbë,
Me shumë mirësi
Të vështrojnë bulkthit.
***
Në misërishte
Degëthyer nga vapa,
Nis kënga e gjinkallave.
Retë qarkohen
Mbi ta në bogonishte.
***
Mbi arën e zhuritur
Një re në pendul,
Si shishe serumi.
Kur pritej shiu
Një dorë ere e fshiu.
***
Në bahçen e Zajes
Këto ditë nëndori.
Gjethet e rëna
Mblidhen rreth pemës
Si fëmija në gjirin e nënës.
***
Kur gjuanim mëllenja
Shkopi-hutin
S’e vriste gjahun,
Por e zhyste
Në grackën e ferrës.
***
Eci mes Myzeqesë,
Ngado mbreti Diell
Si saç kapluar.
Sa më merr malli
Për flokët e shiut.
Nga vëllimi “Ekuinoks”