KJO NUK ËSHTË MIQËSI SINQERITETI,
POR MIQËSI INTERESI
Nga ajo që kam parë deri më tani gjatë jetës sime
jam munduar të e vërtoj një gjë se pse disa miq
më të ngushtë prishen mes vete. Të jesh mik i
ngushtë me dikë një kohë të gjatë gjatë jetës dhe
të vijë një ditë koha dhe të prishesh me te dhe
tani jo që nuk do të jenë miq të mirë dhe të
ngushtë, por prishja e tyre mes vete do i sjellë ata
që njëri tjetrin tani më jo që nuk do e kenë mik të
ngushtë, por njëri tjetrin tani do e shohin si armiq
dhe do e ofendojnë njëri tjetrin me gjithëçka.
Në përfundim të këtij fenomeni unë sipas
mendimit tim kam ardhur se një gjë të tillë e
sjellë vetëm interesi dhe asgjë tjetër që të prishet
miqësia e ngushtë mes individve. Pra, po e
përsëris edhe njëherë se për prishjet dhe
acarimet e miqve mes veti i sjellë vetëm interesi
politik, karrierist etj.
Vetëm të ndalemi dhe të i shikojmë ca miq
që kishin aq miqësi të ngushtë dhe gjithnjë ishin
të pandarë mes vete, pas një kohe kjo miqësi do
të shëndrohet në armiqësi, sepse mes tyre është
futur interesi dhe ka bërë që të shëndrohet
miqësia në armiqësi edhe ate për të zënë një post
në një subjekt politik, për të zënë një post të lartë
në pushtet e…
Kjo miqësi nuk tek këta njerëz kurr nuk ka
qenë e sinqertë, por në sipërfaqe del vetëm
atëherë kur do të vije raste për të shfaqur në
skenë. Përndryshe miqësia e tyre ka qenë më
herët si një mollë e kalbur mbrenda, por pa e parë
në sipërfaqen e saj. Këta miq një kohë të gjatë nuk
kanë qenë miq të sinqertë , por nuk kanë dal në
sipërfaqe.
Njëherit i kanë punuar njëri tjetri pas
shpine për të arritur qëllimet dhe interesat dhe
më vonë ambicijet e tyre i kanë shfaqur në
sipërfaqe duke shkuar aq shumë në ekstrem dhe
duke e ofenduar njëri tjetrin edhe para opinionit
vetëm e vetë për të i arritur qëllimet e tyre të
interesit. Pra, sot jemi dëshmitarë të shumë
rasteve të këtilla ku miqtë e ngushtë e ngushtë
janë ndarë për asgjë tjetër pos për interesat e
tyre personale.
Tani jemi dëshmitarë se e sa miq të
ngushtë janë ndarë për të realizuar epshet e tyre
karrieriste. Tani i shohim se si e kundërshtojnë
njëri tjetrin, si e ofendohen mes vete, si e shajnë
njëri tjetrin, si i thotë njëri tjetrit tradhtarë e
çfarë jo tjetër… E gjithë kjo miqësi nuk prishet për
asgjë. As për atdhetarizëm, patriotizëm. As për
atdhetar e as pë tradhëtar. Prishet për intrese
personale. Përshkak të etjes së karrierizmit dhe
intereseve personale prishet miqësia. Prishet
atëherë kur njërit i ndalet tagjia e tjetrit jo. Kjo
nuk është miqësi sinqeriteti, por miqësi interesi.