13.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Kujtim Mateli

Miqve te Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve
 Gezuar Vitin e ri 2021  
JU pershendes me keto vargje:

Ja dita, ora dhe minuta e fundit e vitit 2020
Fill pas saj,
Një fjongo e kaltër ditët e vitit mbështjell,
Ditë të mbushura me shqetësime njerëzish,
Mbushur me shira, me fruta, me diell.
Ndihet një parfum vjeshte në tavolinat tona,
Është tretur në ajër një zënkë e pak çasteve më parë,
Një trishtim që na vinte rrotull është tulatur diku,
Një gëzim i porsa lindur qoshen e bisedës ka marrë.
Ndjejmë nevojën për të folur më shumë,
Diçka e pathënë merr udhë dhe bëhet temë e bisedës.
Është çasti kur e duam më pranë njëri-tjerin,
Pyesim më shumë për njëri-tjetrin,
Gëzohemi më shumë për njëri-tjetrin.
Ato që s`mundëm t`i bëjmë nuk janë pak,
Njeriu gjithmonë është i penduar,
Gjithmonë e ka patur një shteg që s`e ka gjetur dot,
Ka patur një ftesë që s`e ka vlerësuar,
Në të njënjtin vend është rrotulluar kot.
Njeriu pendohet për çfarë nuk bëri mirë,
Po Viti i Ri na jep shpresë,
Na ndan nga e djeshmja si fëmijën nga nëna dhe na thotë:
Është një yll që njeriut duhet t`i prij.
Gotat ngrejmë dhe vështrojmë njëri-tjetrin:
A e ka gjetur secili yllin e tij?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.