Liliana Shkodrani Baci

ADIO….
Përshëndetjen e parë ua urojë tani që sapo hapa f/ b …Do desha të kapërcejë male e dete e nuk mund të jem në Shqipëri, në Tiranën që më rriti, në sheshin e flamurit në Vlorë, o në Shkodër o në Korçë karshi Katedrales.Do desha në sheshin Gjergj Kastrioti në Lezhë, në Kukës , në Durrës bregut të detit..
I shoh vetëm me përfytyrim..Ngop? Jo!
Po kjo nuk më ndalon të urojë Gëzuar ..2021 e nuk ma ndien ti them 2020 siç shoh që shumë e mallkojnë..I them vetëm Adio..se…në botë këtë vit lindën shumë fëmijë.Pam heronjtë e sotëm – mjekët e infermierët, lindi besimi te shkenca e te profesionistët e mjekësisë.
U përforcua mirënjohja te heroizmi i mësuesisë
U rrit dashuria për librin
U kujtuam më shumë se kurrë kush janë rëndësitë principiale të ekzistencës.
Njohëm dhe më , solidaritetin e miqve në ditë të vështira …etj..etj..Po lindi pa e kërkuar e pa projektim dhe e pa ëndëruar ; rubrika e drejtëpërdrejtë me realitetin pandemik– ” JU FLET Liliana Shkodrani Baci
….Po sikur këtë ç’them t’i shtojë që – Lindi një kreativitet dhe angazhim i panjohur që s’dinin se ekzistonte si mënyra e shërbimit, e ndihmës, e vullnerarizmit, e kjo ” prodhon”vetëm dashuri..
Faleminderit akoma për si, e sa m’ishit Miq- lexues e që unë shpeshë ju trokita me publikimet e mia e ma shpërblyet me pjesmarrje të vërtetë.
Zoti ndihmoftë e ngrohftë dashuritë tuaja miq.
Zoti dhe maratona e shkencës së saktë ndihmoftë Heronjtë e mjekësisë sidomos ata të SPITALIT INFEKTIV….ambjentet e të cilit i njoh si xhepat e mi për problemet që shoqëronin shëndetin tim fëminor e ku punojë nëna ime

Nuro

përgjatë gjithë jetës së saj…

GEZUAR 2021—- ADIO 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.