VARGJET MË UROJNË:”POET ,GËZUAR “!

Mijëra urime këtë fundviti,nisa në rrugëtim.
Fjalë të thjeshta zemre,urova me shpirtin tim!
Nënën urova të parën,me më të bukurat fjalë.
Fëmijët urova, ca pika loti më zbritën ngadalë!
E putha në sy,time shoqe,në buzë dhe në flokë
Dhjetëra vite së bashku,zemër si çift e shokë”!
Urova nipër e mbesa,të bukur si hënë dhe si yje
Urova Zotin,të më sjellë pakëz aromë Çamërie!
Diellin,të bukurën hënë,urova dhe tokën mëmë,
Nënës,shtatin tia mëkojë,ta bëjë zonjë të rëndë
I urova të gjithë,vendlindjen time lumenj e dete.
I mbarova urimet,asnjë urim nuk lashë për vete
Fjeta pak çaste,në ëndërr e pashë veten mbret !
Ngado,vinin urime pafund,gëzuar e urime poet!
Uronin vargjet e poezitë,që netëve kam shkruar.

Më përqafonin,e më uronin ëmbël:Poet gëzuar!
Sytë mu mbushën me lot,qeshi zemra e xhani.
Kërcenin me vargjet,Osman Taka,Taip Madani!
Oh sa plot,oh sa e madhe mu duk sot shtëpia .
Po këcente me vargjet,vetë nëna jonë,Çamëria!
