“Duke pare e duke degjuar bota mesojne mend dhe ndertohen. Ne shqiptaret s’marrim dot mesime; malet te tunden dhe te rrokullisen…”
Faik Konica
SHQIPERINE E NDERTOJNE
VETE SHQIPTARET
I pasur ky vend në ujra, detë e male,
Me tokë pjellore e pasuri minerale,
Në gjithë Europën kjo vlersohet,
Më e mira për klimë e dritë,
Shqiptarët të dehur ikin nga mrekullitë?!
Tmerr kur kujtojme historine!
Iken! Nishin e muaren serbet!
Lane dhe Shkupin! Erdhen ca maqedon!
Dhe Ulqini dje ishte Shqiptar,
Sot malazezi sundon!
Po Tirana, o te marre,
Po ikin sic kane ikur me pare!
E “pafat” kjo toke e ky atdhe!
Që vetë shqiptarët e keqtrajtojnë,
S’ka sekret tjeter në Europë,
Ata nuk ikin, por ndërtojnë,
Tokën e vet e vlersojnë!
Tek ne kafeneve, turfullinë e shajnë,
S’ka punë thonë, kur puna pret!
S’duan të punojnë në vend të vet!
Do vijnë të tjerë ta ndërtojnë!?
Njerzit ikin në Europë e gjetkë,
Bëjnë çdo punë atje ku shkojnë,
Që nuk i bëjnë në vend të vet!