Më datë 2 janar të vitit 1944 në fshatin Bujan në kullën e Sali Manit , bajraktarit të krasniqes ,në malësinë e Tropojës kishte përfunduar konferenca e njohur e Bujanit.
Në konferencë 49 delegatet të e të gjitha shtresave në Kosovë, njezërit kishin vendosur qê pas pĕrfundimit të luftës antifashiste e nacionalçlirimtare , Shqiptarëve të Kosovës përmes parimit të vetvendosjës deri në shkeputje t’iu mundësohet bashkimi mĕ Shqipërinë.
Mjerisht në kuvendin e Prizrenit më 8-10 korrik 1945 137 delegat ku vetëm 32 ishin Shqiptarë i cili kuvend ishte përcjellur e mbikqyrur nga OZN-a, e UDB-a,pa vullnetin e Shqiptarëve ishte shkelur rezoluta e Bujanit dhe e drejta nê vetvendosje e duke i’u bashkuar arbitrarisht Serrbisë federale e Jugosllavisë federative .
Kosova u aneksua e u ripushtua e elementet patriotik ishin dënuar më procese të montuara ku një numër i madhĕ ishin ekzekutuar publikisht.
Vlen të dihet se në proceset e montuara në Prizren roli i prokurorit të atëhershëm Ali Shukriut dhe i shefit të OZN-a Spasoje Đakovič,ishte vendimtar.
Pasojat e këtij vendimi arbitrar ishin fatale për Kosovën e cila i’u aneksua Serrbisë e Jugosllavisë ku për një gjysmë shekulli Shqqptarët ishin konsideruar si kolonë e pestĕ , element mosbesues e të padëshirueshem.