19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Skender Lazaj

Dy vite pa ty, At’

dy shekuj plot zbrazëti
Pas le një dhimbje të pamat
Që s’ikën, s’ikën kurrësesi.
Thash ju ini bashkë
S’mund t’rrinit larg, kurrësesi
Në gjashtë muaj të njëri tjetrit
Morët rrugën për në përjetësi.
Dhe dhimbja u bë dyfish
Dhe pritjet dyfish padyshim
Imazhi mund të përmbajë: lule, bimë, pemë dhe jashtë

FEMRA VEPRA MË E ARRIR E ZOTIT

Sikur femra kaq e bukur, të mos ish’ ngjizur prej Zotit
edhe hëna mos t’ish’ dukur, rreth e rreth rrotull globit
këngët do t’ishin të pakta, edhe më t’errëta netët
muzat do t’ishin të vakta, edhe më t’pakt’ poetët!
Ka bërë vepra madhështore, kur ka qënë me orë të mira
Zoti ngjizi krijesën hyjnore, femrën, nga veprat më të arrira!
Sharëm derdhi nëpër hire, u dha forëm, harqe ylberi
lëng jete nëpër gjire, ndaj dhe jeta kurrë nuk shteri!
Nën lëkurën trasparente, derdhi tinguj të mistershëm
andaj pakëz po e preke, fillon të melodioj ethshëm!
Në çdo pore të lëkurës, derdhen lumenj me aromë
Të mer trurin-shpirtin-zemrën , dhe vet zotin e harron!
Aty fillojnë e mbarojnë këngët, te ajo krijesë hyjnore
poetët përveshin mëngët, me muzën puthen prore!
Kur llamburijnë të dyja njëhershi, hënë e plot dhe një perri
fati im ndoshta e deshi, të shoh me sy k’të mrekulli!
(Ripostim )
Skender Lazaj Trebeshina
“”””””””””””””””””””””””””””””

BABAGJYSHIT TE VITIT TE RI

Ç’ti kërkoj babagjyshit të vitit të ri
Kur frika s’më lë as të ëndërroj
Një shtrigë me kosor në dorë rri
Dhe jetët i kosit pa drojë.
Anë e kënd botës i bie
Dhe frymën të shkul nga mushkritë
Nuk kursen as pleq as fëmijë
Më barbare nga të gjitha barbaritë!
Babagjyshit do ti kërkoj veç një nder
të largojë flamën, k’të shtrigë
Që Jeta të gëloj si përher
Dhe bota të rrojë pa frikë !
Skender Lazaj Trebeshina
18 Dhjetor 2020 Bs It
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.