26.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Ahmet Musta

JUSTINA ALIAJ

Artistja e madhe, kengetare dhe aktore e muzikes dhe skenes shqiptare, e cila ne moshen 21 vjecare arriti majat e suksesit, si askush tjeter me pare ne Shqiperi!
Per t’u shkeputur ne menyre dramatike per rreth dy dekada nga te gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe syze
Nderprerja e veprimtatise muzikore dhe skenike e kengetares dhe aktores se famshme Justina Aliaj konsiderohet si nje nga humbjet me te medha te artit dhe kultures ne Shqiperine e atyre viteve.
E lindur ne qytetin e Shkodres, Justina Aliaj qe ne moshe fare te vogel shfaqi talentin e saj ne fushen e aktrimit, ku filloi te aktivizohet me grupet artistike te pallatit te pionerit. Por shume shpejt u zbulua talenti i saj edhe ne fushen e muzikes.
Pas perfundimit te shkolles 7 vjecare vazhdoi studimet ne Liceun Artistik per Muzike.
Me pas ndoqi studimet ne Akademine e Arteve dega Dramaturgji.
Debuton ne Festivalin e 6-te te Kenges ne RTV ne moshen 16 vjecare!
Dhe ta mendosh! Ne Shqiperine e atyre viteve Festivali i Kenges ne RTV ishte eventi me i madh artistiko-kulturor ku merrnin pjese nje numer shume i vogel kengetaresh.
Merr pjese rregullisht ne Festivalet e Kenges ne RTV per gjashte sezone rradhazi, deri ne festivalin e 11-te, i cili percaktoi edhe fatin e saj dramatik, ku u denua te punonte ne prodhim dhe te mos merrte pjese ne asnje aktivitet artistiko-kulturor. Ishte vetem 21 vjece!
Fundi i viteve ‘80-te! Ne teatrin e estrades se Tiranes, i famshem per kohen, e ftuar speciale Justina Aliaj. Interes i jashtezakonshem! Aq shume kishim degjuar per te, sa na ishte kthyer ne legjende. Para shfaqjes, dy ore me pare, kisha pare e degjuar ne tv kengetaren e famshme, diven e muzikes franceze te atyre viteve, Mirei Matie (Mireille Mathieu).
Del ne skene…
JUSTINA ALIAJ!!!
Krejt salla ne kembe!
Zeri i saj ishte dritherues, shperthyes dhe vullkanik. Sikur nepermjet intepretimit donte te kompensonte kohen e humbur dhe te na thoshte sesa shume i kishte munguar skena per te cilen ajo kishte lindur. Pikerisht zeri i saj dritherues me beri mua, ashtu si shume kritike te mirefillte te artit dhe kenges, ta quaj Justina Aliajn, Mirei Matie shqiptare.
Kenget e saj:
-Mall per vendlindje
-Ne ekranin e televizorit
-Stacion i dashur
-Ne mbremjen e vallezimit
-Unaza
-Une dhe shoket e mi etj.;
Si dhe interpretimet e saj si aktore:
-Rrethi i kujteses
-Bernard Alba
-Grate trojane
-Tartufi etj. mbeten edhe sot e kesaj dite te pashlyeshme ne memorien e publikut.
Koha ben punen e saj! Brezat zevendesojne njeri-tjetrin, por per nje gje jam i sigurt:
Ti, artistja e madhe, kengetare dhe aktore e pazevendesueshme JUSTINA ALIAJ, do te mbetesh perjetesisht nje gur i cmuar ne themelet e artit dhe kultures shqiptare!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.