Kozeta Zylo

Lamtumirë shoqja ime e moshës së artë Periste Kora Gjoni
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe Këpucë
Është ndarë nga jeta Periste Kora Gjoni për shkak të Covid 19-të kësaj sëmundje makabre të shekullit që po merr miliona jetë njerëzish në botë. Nje telefonate nga Tirana nga vellai im Fatos Gjoni ishte shume tronditese dhe trishtuese, kur me dha lajmin e ikjes nga kjo bote te se ndjeres Periste apo Pero sic e therrisnin familja dhe gjithe miqesia e saj. Si nje rrufe me goditi dhimbshem lajmi i vdekjes dhe nderkohe solli si me shpejtesi drite gjithe kujtimet e mia te moshes se arte qe kishja me Peron.
Shoqeria dhe miqesia jone e pandare ka filluar me klasen e tete ne Mezhgoran ku ishim shoqe klase se bashku. Ne kete shkolle tete-vjecare ne Mezhgoran vinin dhe mesonin nxenesit nga Peshtani, Dragoti, me nje fjale ishin tri fshatra qe mblidheshin se bashku per te ndjekur mesimet. Peroja ishte nje vajze simpatike me dy sy te ndritshem si xixellonje, vetullat e saj si krah dallandysheje, por ajo qe e dallonte ishte inteligjenca dhe shkelqimi ne mesime. Ajo ishte nje vajze e shkathet dhe ndrinte nga pastertia per te cilen kujdesej aq shume e ndjera dhe e mira nene Aritia bashke me gjyshin e saj nga me fisniket dhe me te pamshmit. Ajo u rrit pa baba, por kurre nuk i kishte munguar dashuria e madhe e gjysherve te saj sic dhe me shprehej shpesh. Ajo e donte gjyshin me jeten e saj, I cili per hater te mbeses se tij na shfaqte dhe neve po ate dashuri hyjnore. Fati e solli qe ne te ishim se bashku ne shkollen e mesme “Pedagogjike” ne Fier dhe po aty ajo shfaqi ate inteligjence qe e beri te dallueshme ne shkolle. Ajo dallohej dhe per nje vullnet te celikte dhe ambicie pozitive per te arritur nje mesatare te larte.
Te dyja ishim vajza te vetme, por kishim nje dashuri te pafund per vellezerit si dashuri motre shqiptare. Ajo ishte krenare me vellezerit e saj Polikronin dhe Pecon dy intelektuale plot miresi dhe kulture dhe mbi te gjitha sic thoshte shpesh Ati im se: Poli dhe Pecoja jane zoterinj te vertete. Mbas mbarimit te shkolles se mesme te dyja morem drejtime te ndryshme ne jete, por perseri fati e solli qe ajo te martohej me kusheririn tim te dyte Bashkim Gjoni, Yzberisht Tirane. Shpesh mikja ime tashme e ndjere dhe ndjej shume dhimbje qe permend kete fjale, me thoshte me shaka se: C’paskeni qene ju Gjonajt u bene 3 nuse qe keni marre nga Peshtani!
Sidoqofte largesia ka bere te veten, po per here te fundit e takova ne Tirane kur do i jepnim lamtumiren vjehrres se Peros, Mama Shaqes qe e donim aq shume, bashkeshortes te xhaxhait tim Esat Gjonit (kusheriri i pare i babait)
Kujtimet jane pafund dhe une ne kete nate Nju Jorku i shkruaj me lot ne sy per ndarjen e parakohshme te saj nga Covidi qe po gllaberon pa dallim moshe…
I shpreh ngushellimet e mia Bashkimit fisnik, dy femijeve te mrekullueshem, vellezerve te saj te shtrenjte Polit dhe Pecos, familjes Kora dhe familjes Gjoni per kete humbje te madhe dhe tragjike.
Te qofte i lehte dheu i Tiranes mikja ime Periste Kora Gjoni.
Lamtumire shoqja ime e moshes se arte PERO!
5 Janar, 2021
New York
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.