Në trastën e dhimbshme të kurbetit
nuk ka as bukë, as ujë të ftohtë
në zemrën e saj shtrënguar
veç dy gurë të ngrohtë,
njëri nga Vlora – mëmëdhe ,
mëmëdheu i bekuar,
tjetrin nga Jerusalemi – atdhe
atdheu i shenjtëruar.
Joni dhe Adriatiku Vlorës bijë ,
buzët ia freskojnë ngadalë
Mesdheu i merakosur,
Izraelin ledhaton
si mëma të vetmin djalë.
Ëndrra ime dallëndyshe,
të tre detet i përshkon
prej të treve me jetë vishet,
bekimi i tyre e shoqëron.
Një kënge do t’ia nis
për ju, at e mëmëdhe,
do ta nis ne laberishte
që prej shpirtit më buron
se besa jote mbrojti ,jetën tonë
si të ish një nënë ujkonjë.
Në gjuhën e vjetër hebraishte
këngën time po e mbyll
për Jerusalemin ,atdhe
qe ne Mesdhe shendrit si yll
Në trastën e mekur të kurbetit
nuk ka as bukë, as ujë të ftohtë,
në shpirt të saj ruan shtrenguar
dy flamurë te ngrohtë…
Kur qaj a qesh,
kokën mbështes te këta dy gurë.
Në krahët e mallit
qe më pushton me vrulle
me lot te nxehte lagur ,këta dy flamurë
Poezia # 3
…
Poezia ime, si vullkan me remben
Si dallge deti ,me pushton
Ne shkemb me perplas,
Pa shpirt ne toke ,me leshon
…
Poezia ime ,gjumin ma ke prish
Si ujevare e krisur ne humnere me degdis
Per mua jo, aspak nuk mendon
Skllavja jote jam ,valle …nuk kupton
…
Poezia ime ,me lere pra te qete
Te qete si liqen, si dikur femije
Ne leter kur te hedh qetesohemi une e ti
Poezia ime shpesh ndrin si diell ,si diell i qeshur ,si diell pas stuhije
Rashel Solomon
pa gojë e pa fjalë,
me shenja marrin e japin,
u thonë llafazanë.
Sytë kur përndizen
këmbehen, kuvendojnë
ndodh që zjarri ndizet
gjuhët në qiell shkojnë.
Ndodh shpesh që në largësi,
atje, ku vera lulëzon,
apo, ku zapton stuhia e bie shi,
biseda gjallërohet, trëndafilat zgjon.
Por kur një zemër me një tjetër lidhet,
të rrahurat bashkohen e vërshojnë
gjaku në deje vlon e shkrihet,
goja e duart s’flasin, por sytë tradhtojnë.
Rashel Solomon
Ashtu sic ndalen zogjtë nën hijen e një ëndre
Zëmra , për ty digjet si një fije barë
Yjet që lart thërasin sikur të jenë ndezur ,zjarrë
…
Mbrëmja sonte rëshket ngadalë si ngjalë
Pas vehtes tërheq ,hënën e pa fjalë
Deti egërsuar ngre tallaze valë
Ne të dy afrohemi ,afrohemi me mall
…
Kush ish ajo ,që ëndres veshi fustan zjarrë
Kush ish ajo, që si Mosheja shiut i tha ndal
Kush ish ajo qe të vizatoi buzëqeshjen ne buzë
Kush ish ajo që me lule mbushi ,zemrën e sëmure
…
Kush të ledhatoj para diellit në mëngjes
Pas hënës kush ti thau sytë lagur me ves
Kush ti ngrohu ditët e dimrit te shurdhë
Ish ajo zanë ,që mposhti detin me shkumë
…
Ish ajo flutur ,që valën nuk le ta ngas
Ish ajo që per ty erën e la pas
Ish ajo që ylberin bëri te flas
Ish ajo,ajo qe heshtjen mbeshtolli me te emblin gas
…