ABDULLAH MEHMETI

 

 

FIGURA VEPRIMTARËSH TË KALI

TUR ME PENDË E NË KRISMA PUSHKE

(Si e kam njohur shkrimtarin Nehat Jahiu nga Kumanova?)

Imazhi mund të përmbajë: Nehat Jahiu

Ata që e kanë përjetuar regjimin komunist jugosllav, deri në fund të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, e kanë për obligim që t’u lënë dëmshmi gjeneratave të ardhshme për tmerret e atij regjimi të egër, të asaj mortaje mbi shqiptarët, krimet e të cilit i kemi vuajtur shumica nga ne, ndërsa pasojat dhe traumat do t’i vuajnë edhe brezat e ardhshëm.

E bëra këtë hyrje në fillim të shkrimit me kujtime, për t’i lidhur momentet me hapjen e proceseve e reja demokratike, kur filluan të ringjallen dhe ringrihen shqiptarët edhe e kësaj ane, me një elan të ri e entuziazëm të papërshkruar, sikur kalon nga një botë në botën tjetër, nga një jetë në tjetrën, nga një realitet i hidhur në dritën e së vërtetës, në një pjesë të re dhe ndryshe të jetës, që vlen të jetohet, përjetohet dhe kujtohet.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ishin fillimet e viteve të nëntëdhjeta, kur me frymën e re nisën edhe plagët tona fizike e shpirtërore të shërohen, kësaj radhe jo në vetminë vrastare, ku secili i përballonte vuajtjet e veta përbrenda trupit dhe shpirtit të tij, por kësaj radhe pranë njëri-tjetrit, vëllai me vëllanë, miku me mikun e shoku me shokun, duke i ndarë kujtimet e përjetimet, me ata nga afër dhe me ata nga më larg, që më parë i kemi ndjerë se janë pjesë e jona, por vetëm ua kemi dëgjuar emrat, përmes shkrimeve, librave, revistave dhe gazetave.

Shqiptarët në Maqedoni gjatë regjimit komunist jugosllav kanë vuajtur më tepër ndoshta se gjithë të tjerët, prandaj edhe etja ka qenë më e madhe për t’u takuar me miq e shokë që vetëm ua kishin dëgjuar zërin, ua kishin lexuar veprat, vuajtjet dhe përjetimet të bartura në letër, disave edhe bëmat e heroizmin e shprehur, sepse kemi kaluar një periudhë kur të gjithë kanë qenë të shndërruar në sy e veshë, duke përcjellë lajmet për ndodhitë e kohës, që vinin nga çdo skaj i atdheut.

Përveç dëshirës së madhe për t’u takuar e njohur shqiptarët mes vete, përmes nismave politike dhe lëvizjeve shoqërore të viteve të nëntëdhjeta, edhe aktivitetet kulturore, letrare dhe artistike kanë qenë një rast i mirë dhe përjetim i veçantë për ne, sidomos kur kalonim çaste mes vëllezërve tanë që vinin në Tetovë nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, por edhe nga qytetet shqiptare më të afërta, nga Kumanova e Presheva, nga Manastiri, Struga, Ohri dhe gjithandej, sidomos nga Tirana, me të cilët gjysmë shekulli na kishte ndarë një mur i trashë i vetmisë dhe perdja e hekurt e diktaturës.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tetova në ato vite është ringjallur si asnjëherë tjetër, nuk kishte ditë që nuk priste e përcillte njerëz nga të gjitha trevat shqiptare, secili rreth miqve të tij që kishte arritur t’i njohë në këtë qytet; disa me lidhje familjare e të gjakut, disa për aktivitete politike e kulturore, e shumë të tjerë vetëm për shkak të atdhedashurisë, për t’u takuar e njohur me shqiptarët e kësaj ane.

Mes shumë miqve të tjerë, në këto rrethana i kam takuar edhe dhjetëra veprimtarë të arsimit, shkencës, kulturës dhe të letërsisë, që vinin më shpesh në Tetovë, por edhe ne u shkonim në konakun e tyre në Kumanovë. Njëri ndër këta ka qenë edhe veterani i arsimit, shkrimtari dhe veprimtari Nehat Jahiu.

Me Nehat Jahiun jemi njohur në takimet kulturore dhe letrare që atëkohë janë organizuar nga Bashkësia Kulturore Shqiptare, që nga viti 1990 e më pastaj, siç jemi njohur dhe kemi bashkëpunuar edhe me personalitete, shkrimtarë dhe veprimtarë të tjerë, varësisht nga natyra e aktivitetit dhe vokacioni i tij.

Nga themelimi i kësaj organizate, kur na kishin nderuar me pjesëmarrjen e tyre dhe shumë qytetarë dhe personalitete edhe nga qyteti i Kumanovës, hapin e parë për shtrirjen e degëve të kësaj organizate e kemi hedhur pikërisht në Kumanovë, me iniciativën dhe kontributin e poetit dhe veprimtarit Fadil Bekteshi, bashkë me dhjetëra intelektualëve të tjerë nga ky qytet, që kanë marrë pjesë në aktin e themelimit të kësaj dege, ku kam qenë unë dhe profesor Fadil Sulejmani, me ç’rast ka dhënë një kontribut të çmuar edhe Nehat Jahiu.

Më vonë, pas hapjes së Universitetit të Tetovës, intelektualë dhe veprimtarë të shumtë, që kanë qenë në krahë të tij, kanë qenë nga ky qytet, të cilët i kanë dhënë krahë, frymë e shtytje të fuqishme kësaj iniciative, me ndihma financiare dhe aktivitete të tjera. Nuk është e radhës në këtë shkrim të përmenden emra të veçantë, por kontributi i Nehat Jahiut për t’i dhënë frymë kësaj ideje ka qenë i çmuar, sidomos në nxitjen e rinisë që do të vinin si studentë në Universitet, pa të cilët nuk do të realizohej ky projekt kombëtar në ato rrethana.

Një aktivitet tjetër që na ka afruar më tepër me intelektualin, shkrimtarin dhe veprimtarin nga Kumanova, Nehat Jahiu, ka qenë Festivali i Poezisë Shqipe, i pari i këtij lloji ndër shqiptarët deri atëkohë, i organizuar në vjeshtë të vitit 1995 në Tetovë dhe në Shkup, i mbajtur pesë ditë me radhë, ku kanë marrë pjesë shumë shkrimtarë, poetë dhe studiues eminentë nga të gjitha viset shqiptare.

Më vonë, me Nehat Jahiun dhe familjen e tij kemi mbajtur lidhje të ngushta miqësore, duke shkëmbyer mendime dhe ide për të sotmen dhe ardhmen e shqiptarëve, për letërsinë dhe artin, për arsimin dhe zhvillimet e përgjithshme ndër shqiptarët në Maqedoni, përfshirë edhe rrjedhat politike të kohës, meqë Kumanova dhe rajoni i Karadakut, si shumë herë gjatë historisë, edhe gjatë dekadave të fundit ka qenë caku i eksperimenteve dhe goditjeve më të ashpra nga pushteti vendës dhe qendrat politike e strategjike nga jashtë, duke qenë ky qytet nyje me rëndësi të veçantë strategjike për vendin, por edhe synim i shteteve fqinje, sidomos në lidhje të natyrshme me çështjen shqiptarë në rajon.

Gjatë luftës së vitit 2001, familja e Nehatit me djemtë e tij kanë qenë të përfshirë në ngjarjen e kohës, duke dhënë kontribut konkret edhe me armë në dorë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe qenies shqiptare nga planet shfarosëse të pushtetit të asaj kohe dhe armiqve të tjerë, të hapur e të fshehur, të cilët sigurisht kishin projektuar në planet e tyre zhbërjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga ato hapësira. Këto përpjekje kanë vazhduar edhe më vonë, në forma dhe me metoda të tjera, por shqiptarët e Kumanovës kanë ditur të qëndrojnë gjithmonë të zgjuar dhe në anën pozitive të rrjedhave në të gjitha zhvillimet me karakter kombëtar.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që e kemi vizituar disa herë këtë qytet, bashkë me veprimtarë të tjerë, që Nehat Jahiun është pranuar anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikanë e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, si shkrimtar, autor i disa veprave letrare dhe si veteran i arsimit, i cili ka lënë gjurmë përmes edukimit të dhjetëra brezave dhe disa vepra të publikuara nga kjo fushë. Kemi edhe herëve të tjera çfarë të themi për këtë veprimtar, veteran të arsimit dhe shkrimtar, intelektual i nivelit akademik, i cili shpresojmë të na befasojë këndshëm me punën dhe veprat e tij edhe në të ardhmen.

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.