19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Lumturije Fortuzi

NATE E GJATE DIMRI

Si shpirtera qe fiken

luhaten dritat ne erresire,

po e ze gjumi qytetin e mire.

Shpejt ra sot hija e nates,

si nape nga qielli i nxire.

Kalerojn karvan endrrat

ne mendjet e fjetura,

lulezojne buzeqeshjet e mermerimat,

ca zgjohen te trembur

nga tmerret qe shohin ,si ne filmat.

Te lodhur fluturojne ne perjetesi ca shpirtera,

te tjere lindin me qarje e britma.

Nje nate e gjate dimri

qe pjell nje dite te re per njerezimin,

nje dite te bardhe qarjesh e gezimi.

Ne nje cep i ndruajtur pret agimi

te zbrese me zbardhellimin e drites.

“”””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

ZGJIDHJA E MACEVE

U mblodhen macet nje dite

donin te gjenin nje te pare,

tu zgjidhte hallet e tu mbushte hambare.

Na u ngrit macoku pis i zi:

“Une jam i zoti dhe trim,tha ai,

do te ju bie tufa me minj.”

Epo mire,pa u menduar shume

macet e vendosen kete pune.

Po macok finoku,ja filloi mbare,

plot minj conte ne shtepin e tij,

per te tjeret,masen publike

vec nga nje miush me u lepi.

E na ngriti plot pallate,

nje per zonjen plot dashuri,

dhe te tjerat per femijte e tij.

Cdo dite me ngushte macet e gjora,

nuk kishin ushqim per femi,

se cdo gje e gllaberonte macoku i zi.

Pas nje viti plot merzi

nisen te mblidhen perseri.

Po kete here me mend ne koke,

nuk lane te fitoj asnje macok.

Nje te re,mace me mend

e zgjodhen ne krye ,ne kuvend.

I vune kufi dhe ligje plot.

“Po nuk dite te udheheqesh dot,

nga kolltuku do hiqesh,jo kot.

Te mendosh per ne me pare

e jo per far e fis e kumbare.

Te kemi te hame te tere,

dhe cdo familje te kete shtepi te bere”

“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Lumturije Fortuzi

CFARE TE MERZITI…..

Gjysem hene ishe dje,

shpesh je faqe plote,

me dukesh si grua

qe tallesh me bote,

here e bukur,lozonjare,

here serjoze e me halle.

Si vetull e vrenjtur

dole prapa malit,

cfare te merziti valle

qe brenga e lot,

nga cepi i cerekut

po te rrjedhin sot?

Apo je e merzitur

me cfare sheh ne bote?

Lufte e semundje te shpikura

qe mbjellin vetem lot.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.