shkruan Fahri Xharra
(Pjesa e dytë )
Serbë shkruanin : “ që mos të na shihet se ne e kemi në shënjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishterë. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptareve, më ketë të tregojmë si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare, por vetëm shërbyes të urdhër kryes të turqve në myslimanizmin e të krishterëve të robëruar.”
E njëjta lojë edhe tani, serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prapë s`mundemi të ndahemi nga ajo që ” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar “. Robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit; dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë.”
Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë. Ende sot : “ Bac` s`u krye”.
Jo që po e them unë, por çka po shohim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeçare.
Të shohim se si shpjegohen shqiptarët prej serbeve, po e them shqiptarët prej serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne, na kanë përhapur na kanë cunguar , na kanë sjellë nga malet na kanë paraqitur njerëz me bisht ; sepse ne nuk dinim të flisnim ,nuk donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:”
“Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terrenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar, Krushevac, Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase, por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkë-fisnorëve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike.
Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra larg kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serbe i një të vërtete për shqiptarët e krishterë e cila sa do që tentohej të fshihej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore) .
Shqiptarët në Kaçanik paskan pas ardhur si plaçkitës në shek. XVI-të, të cilët i zënin pritë karvanëve ,dhe vritnin e plaçkitshin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian e çojnë në drejtim të gabuar.
“ Muhamedanët në gjysmën e shekullit XIX-të ia arritën të i muslimanizojnë Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës si dhe Serbet ortodoks që u shqiptarizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të.” Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan:” Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të forcës së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku, nëse janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed, njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turq, kurse babën e kanë Serb .dhe kështu djemtë falën kurse i ati kryqohet “.
Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira??????
E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar shpifjet serbe të cilat ende janë aktuale për botën.
E ne, a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo, nuk është e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dimë se çka po thonë serbët për ne?
Po si me qenë aty: sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty. ( 2012 )
Fahri Xharra, Gjakovë
A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik ? Një përgjigje Aurel Plasarit nga historiani Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra
Një përgjigje ndaj Aurel Plasarit , serbt paraqiten historikisht pas Kongresit te Belinit 1878. ata te shekullit 11 qe ju i quani serb ishin shqiptar ortodoks. Zoti Plasari mos krijoni serbofili në tokat tona me librat tuaja të pista.
Serbët nuk kanë qenë kurrë katolik, se janë shumë vonshëm për të kaluar fazën e katolicizmit.
Nacionalisti i madh serb por edhe shumë i arsimuar , Laza Kostiq në vitin 1963 e kishte botuar në Toronto të Kanadasë librin “Katolicki Srbi “ ( Serbët katolikë ) i cili nuk mundet t`i ikë të vërtetës kur thotë: ” Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit 19-të filluan të “paraqiten” serbët katolikë dhe serbët muslimanë. “ Serbët si komb a kanë origjinë ? Miroslav Çosoviq-i na e shpjegon mirë ë tekstin e tij “Ko širi lažibajke… ( Kush po i përhapë përrallat e rreme për kombin serb ?)
Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre “një lidhje gjaku “, pra një popull të “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë”
Vuk Karadžic-i jetonte në Vjenë, 1883, dhe procesin e formimit të kombit serb e filloi aty. Sima Çirkoviqi thoshte që Vuk Karxhiqi ishte “zëdhënës i ideve europiane”; por ai ishte dhe gjuhëtar qe e formoi shkrimin , kulturën dhe kombin serb . ( Fatkeqësisht Vuk Karaxhiqi ishte me prejardhje shqiptare ).
Ishte siç na ishte , shkruan Miroslav Qosoviq në librin e tij , por Vuk Karaxhiqi dhe ideja e Dositej Obradoviqit filluan të shtrihen dhe përhapen në , kështu që në shekullin 19 -të u “krijua” populli serbë dhe në vitin 1836 ai doli me tekstin “”Srbi svi i svuda” ( Serbët te gjithë, dhe gjithkund )
Nëse futemi pak më thellë për ta elaborat temën për serbët si “ katolik” duhet të përmendim edhe Republikën e Dubrovnikut ; ku banorët dubrovnikas gjer në shek.1 7-të e mbanin vetën ndryshe nga të tjerët: “ nje grup i veçantë nacional , më të vjetrit në Ballkan dhe assesi të jenë sllav” .
Është interesante korrespondenca e Dubrovnikasve e vitit 1446 me qeverinë e Barcelonës e cila i trajtonte dubrovnikasit si Italian. Aty thuhet “ Po habitemi me vlerësimin e juaj që na quani Italian; na as që jemi e as nuk i nënshtrohemi Italisë.; ne dallojmë nga gjuha dhe zakonet tona që i përkasin Dalmacisë “(Vinko Foretic, Godina 1358. u povijesti Dubrovnika, JAZU, Starine, knjiga 50, Zagreb, 1960. god) ( Një ndërpyetje për hulumtuesit tanë; Cilët ishin dubrovnikasit e atij shekulli , cilën gjuhë e flitnin?) (. Znaci, 100%-tna je cinjenica, do polovine 19.vijeka Dubrovcani sebe nijesu smatrali ni Srbima ni Hrvatima, Dubrovcani su velikimdijelom (i tada i dan danas) vlaškog/morlackog porijekla, porijeklom su od balkanskihstarosjedelaca )
Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).
Këto janë thëniet e tyre jo të mijat ¸por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %.Nëse. realizimi i tyre deri në vitet 1940-ta është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë , ai ende nuk është përfunduar. Ata sot kërkojnë mënyra tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare.
Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Të njetën e bënë edhe sot Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptarë , të atin e nënës Terezë e helmuan serbët. Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolik se për ata mysliman ishin planet tjera. Me 1929 u vra At Shtjefen Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?
Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqtë e betuar të malësorëve katolik(…)serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar.”
Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mësonte brezave te kaluarën dhe mbanin trashëgimin e saj ne origjinalitet. “
Ndërsa një kronist tjetër në vitin 1841 thotë “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptar katolik dhe dominojn ato pjesë… ndërsa serbët janë armiqtë e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare.
” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339).Në çdo shkrim të së kaluarës mund të hasësh në të njejten urrejtje të serbëve ndaj elementit katolik shqiptar.
Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht. Por Faik Konica në revistën e tij “Albania” shkruante :se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.
Përfundimisht të bindemi që Kisha serbe harton, shpif dhe përçanë. Boll mo!
Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke


