19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Çano Nora

Fabula

Imazhi mund të përmbajë: Çano Nora, E brendshme

1.QENGJI DHE SORRA

– Ti o sorrë nxin,nxinë porsi nata,

Ndërsa mua mike,më thurrin lëvdata.

Nuk vonoi sorra:- Shumë na u mburre!
Por jeta do të të mbyllet në një grykë furre.
2.GRERËZA DHE BLETA
Grerëza herët sa del,
Ju turr bletës me të sharra:
– T’a kam thënë e prapë t’a them,
Mua s’më del dot përpara.
Bleta që kthehej nga ara,
I thotë grerzës shkurt e qartë:
– Në do që të jesh e para,
Bën dhe ti si bletët mjaltë.
3.QENI DHE KAFSHËT
Thoshte qeni:- Ju më shihni,
Nga kafshët jam më i miri.
Këto nuk janë fjalë në erë,
Por besnik që kur kam lerë.
U hodhë kafshët,morën hak:
– Më i miri ti qen plak!
Po të ishe kaq i mirë,
Nuk të lidhnin me zinxhirë.
4.SORRA DHE PULA
Rri gjithë ditën në qymez,
Një sorrë pulës seç i tha.
U hodh pula:- Unë bëj vezë,
Ndërsa ti bën kra – kra – kra.
5.SPECAT DHE KARROTAT
Thoshnin specat në këto anë,
Ne për pamje qëndrojmë lartë.

Sa i dëgjuan karrotat thanë:

– Sa për pamje s’ke ç’tju shtosh,

Por përbrenda jeni bosh.

“”””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Çano Nora

GJirokastra
ME BUZËQESHJE FLASIM PRAPË
U buzëqesh,s’u flas me gojë,
Se janë tridhjetë mijë,s’janë pak.
Le të më shajë kush të dojë,
Me buzëqeshje u flas prapë.

Dhe s’krijoj te asnjë qejf mbetje,

Se për t’a nuk nxijë si natë.

Dhe flasim prapë me buzëqeshje,

Me buzëqeshje flasim prapë.

“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Epigrame:
1.NJË VJEDHËSI VARGJESH
Thonë se nga e thëna në të bërë,
Është në mes një det i tërë.
Por për të marrë vjersha nga tjetri,
I duket i vogël deti.
2.NJË QYLAXHIU

Në punë vinte vonë i mjeri,

Këtë e kish parim në jetë.

Sot kishte bërë ndryshim Teri,

Se i thanë që do shtrohej një banket.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.