19.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Pavlina Bardho

VAJZAT QE SFIDUAN KOHEN !!

Volejbollisteve te para, vajzave te Krutjes !!Imazhi mund të përmbajë: 8 njerëz

Ne sfondin e ndritur te kohes ,
Shume e shume vite me pare,
Kerkova me syte e mendjes ,
Gjeta kete foto ikone,margaritarë.

Mu kujtuan moshataret e mija,
Vajza te delira dhe çapkene,
Qe shkelqenin si drite dielli,
Dhe shperndanin drite hene ,

Eh…kjo koha ime,
Eh kjo kohe e arte,
Me vajza plot nure,
Vajza zemerzjarrte.

Me trupin si lis ,
Zemrat drite e diell,
Bukuri e moshës,
Me endrra mbeshtjelle.

Ju thyet tabute,
Lulezuat kohen,
Dhe hodhet mbas krahëve,
Sqoten dhe llohen.

Ju hodhet mbas krahëve,
Vete mentalitetin,
Ju sfiduat kohen,
Sikur edhe mbretin.

Trupin si lastar,
Rritur me bukur misri,
Por kjo su pengonte,
Se ishit prej fisi.

Se ishit prej fisi,
Fis nga dere e pare,
Se familjet tuaja,
Jane margaritarë.

Trofe pas trofeje,
Çdo vit ju rrembyet,
Dhe Krutjes emrin,
Shume ja lartesuat.

Ne balle ju printe,
Profesor Llazari,
Per cdo klauzole,
Vendoste i pari.

Profesor Llazari,
Zoteri me shoke te rralle,
Miresia e tij,
Ishte e shkruar ne balle.

Nje njeri i mençur,
Nje njeri i ditur,
Fitoret e ndiqnin,
Sikur porositur.

Shkendije e pare,
Ne gjith Shqiperinë,
Sportit shqipetar
Ja rritet lavdinë.

Jo vetem Atdheut,
Dhe ne bote bete emer,
Vajza luanesha,
Ju kemi ne zemer.

Ju nuk kishit delire madheshtie.
Por kishit vetem endrra rinije.
Endrra te kurorezuara me shkollim ,
Nje jete te bukur plot ndriçim.

 

Udhetimi i gjeneratave….Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

Si harroj kurr xhaxheshat e mia
Nene Ndinja dhe nene Dhoksia
Bashkë me to si pa kuptuar
Me iku nuseria.
Me mesuan shume terbiate
Qe s’i kisha ditur
Kur erdha aty
Isha e parritur.
Mblidheshin për gezime e ziafete
Dhomat mbushur plot
Vite te pa perseritura
Qe si harroj dot.
E mbaj mend nene Veren
Me gjithë te bijen
Te mbrekullueshem Sofije
Goje embla te dyja si bekim Perendie.
Nene Vera ishte bije Bubullime
Dhe rriti e vetme femijet jetim
Shume respekt për kete nene te dashur
Qe jetoj si burrë por me zemer plasur.
Se harroj kurr nene Patron
E urte e qete dhe puntore
I merte femijet e mi te vegjël
Dhe i mbante per dore.
Se harroj kurr nene Patron
Se ishte nikoqire e thjeshtë dhe puntore
Te gjitha këto virtyte
E bejne ate madheshtore.
E mbaj mend kur lante rrobat
Dhe i nderte ne tel
Bardhesija e tyre te verbonte
E pastronte shtepin me themel.
Gatuante mire dhe me dashuri
I priste nuset duke qeshur
Ishte e qete dhe e urte
Gjithmonë llereperveshur .
Se harroj kurre nene Anen shtatelarte
Qe i bente vend fjala
Me humor e qeshur duar arte
Me fjalet e embla nga shpirti te dala.
Një tufe femij rriti edukoj
Dhe nje here gojen nuk e hidheroj
Rrezatonte vetem energji te mire
Dhe ne ate kohe te veshtire.
Se harroj dot kurr nene Katen dhe nene Fanijen
Se ishin kunata
Cfardo halli qe te kishe
Te gjindeshin te vatra.
O sa e dashur dhe e mire ishte nene Katja
Po ashtu dhe nene Fanija
Cdo dite pershendeteshim
Dhe mblidheshim te shtepija.
Ato kishin pervojen e jetes
Nuk kishin diplom e master
Kishin zemer te madhe te gjere
Dhe shpirtin te paster.

Lot malli me dalin nga syte

Kur kujtoj kater kunatat

Si ato gra te mencura

Nuk sillnin me gjeneratat.

“””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur, tabelë, living room dhe E brendshme

TI SOT KE DITLINDJEN !!
TI sot ke DITLINDJEN,
Vogelushe Nene’s,
Lare rrezesh flori,
Prej diellit dhe henes .
Syri yt I bukur
Drite dhe ylber,
TI per mua je ,
Mjalte dhe sheqer .
Syri yt I bukur
,Si ylli me xixa,
Me largon prej shpirtit,
Gjemba edhe driza .
TI me zgjat jeten.
O lulja me vese ,
Me zgjon prej gjumit ,
Cdo dite cdo mengjez.
Me ty ska dimer,
Ka gjithmone behare ,
Qofsh e bekuar,
Moj flutur e bardhe .
TI je rreze drite,
TI je pike vese,
O drite qiellore,
O arome mbese.
Je e vogel ti akoma ,
Je jeta je aroma,
Je enderr ,je bekim,
Je sherim per shpirtin Tim.
I lutem Zotit per ty,
Te ruaj so dy sy,
Te rritesh me shume pekule,
O moj e bukura lule .

Nena kam dhe mbesa te tjera,

Te bukura si pranvera,

Por me e vogla je TI,

Rreze drite o flori.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.