16.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

ARBEN DUKA

Kur nuk funksionon as në Amerikë?!
Dje e gjithë Bota,
mbeti e shokuar,
kur pa Kapitolin,
komplet të pushtuar!
Mbas thirrjes së Trampit,
idiotit të çmendur,
me mijëra trampistë,
në Kapitol janë gjendur!
Pasuesit e Trampit,
turmë-jo të zgjedhur,
janë më se të bindur,
se zgjedhjet janë vjedhur!
Qorrazi tek Trampi,
ata kanë besim,
shto-shumicë e tyre,
janë pa dije e arsim!
Njerëz të pagdhëndur,
të paarsimuar,
mund që Kapitolin,
ta kishin rrafshuar!
Një fjalë nga Trampi,
ajo turmë priti,
gjer në këtë pikë,
ai nuk arriti!
Edhe pse protesta,
qe bërë e ditur,
policia ishte,
e papërgatitur!
Disa herë kam shkruar,
në vjershat e mia,
kudo në rrezik,
është demokracia!
Kur nuk funksionon,
as në Amerikë,
nga turmat e egra,
duhet pasur frikë!
Qindra të plagosur,
dhe katër të vrarë,
e gjithë Amerika,
një plagë ka marrë!
Në filma çudira,
gjithmonë shohim ne,
Amerika është,
ajo që pamë dje!
Me një president,
qind për qind të marrë,
turmën- me mashtrime,
e çoi për t’u vrarë!
Përgjegjësi kryesor,
i sigurisë kombëtare,
kokën Amerikës,
ja uli me fare!
Po Trampi nuk ndalet,
me postimet marre:
“Kjo është dita e parë e luftës,
për ta bërë Amerikën të madhe!..”
Në politikën amerikane,
Trampi hyri dhe doli si furtuna,
një president i fandaksur,
që beson akoma tek dhuna!
Po një e tillë kryengritje,
s’besoj të ndodhë përsëri,
dhe vetëm dita e djeshme,
nuk bën dot histori!..
A.DUKA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.