Sahit F. Osmani

NË BIBLIOTEKË
Në bibliotekë librin tënd e kërkova
Zërin e dhimbjes së dashurisë ta dëgjoj
Librat stivë në rafte pranë njëri-tjetrit
Sikur më thërritnin zëshëm njësoj
Në cepin e përthyer diçka më tërheq
Gjuhë e ngrirë si zjarr fletës përndizet
Flet si nëpër ëndërr me dhimbjen e vet
Shpluar nga harresa sikur lumturohej
Germat të shkujdesura prishnin radhën
Përqark dritës së syrit më silleshin
Të parrokjezuara donin të më mposhtnin
Sikur kërkonin përjetësisht t’më vrisnin
Ti del nga germat,rrokjet, fjalët e vargjet
Dhe endesh e mbushur me metafora,
Që fëshfërijnë si gjethe e lule pranverore
Dhe si diell rrezatojnë nëpër kohëra…!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, qiell, pemë, mal, re, jashtë dhe natyrë
LAJTHITJE
Më lajthitën vargjet me perçartjen e tyre
Tendosen emocionet nga goditja shpirtërore
Kur ligjet s’janë të natyrshme sjellin dhunti
misterioze
Mbërthyer mbahem pas germave me peshën
e dhimbjeve
Nuk më zë besë as dashuria s’kam se si ta bind
I shpreh dhimbjen time më çon tejpërtej…
Ç’farë t’i kërkoj më shumë nga ky shtrëngim
Më ka mbërthyer zemrën s’kam se si ta shqit?!
“”””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, jashtë, natyrë dhe ujë
POEZIA
I ushqej me zell metaforat
Vargjet të rriten me dashuri
Me fisnikëri të ndriçojnë mendjet
Dhe zemrat me bujari..
Vargjet e hedhura në letër
Janë fije të shpirtit njerëzor
Janë lule të mbuluara me vesë
Që kullon nga syri diellor
Janë ëndrrat që i ndez pranvera
Aromë që shpërthen frymëzimi
Janë prush me gjethe të arta
Që digjen e bien në vjeshtë
Dhe nga hiri i mbetur i tyre
Kur vërshojnë lëngjet pranverore
Kërcejtë i hapin sërish gjethet
Aromë shpërthen frymëzimi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.