SHKRUAN: NEHAT JAHIU
PASI TU NDAL TAGJIA E KEQE PARTIA
Sa më vjenë interesant kur të dëgjojë ty dhe disa si ty, o mik kur ju dëgjojë ose kur lexojë se si e shani partinë. Deri dje ti dhe shumë si ty ti nxjerrnit sytë për partinë dhe liderin e saj dhe njerëzit rreth tij. Po atëherë kishe të drejtë të nxjerrje zjarr nga goja për nënën parti, sepse ta kishte mbushur koritën plot me tagji. E mbaj mend si sot, o miku im kur ti dhe shumë të tjerë si ti në parti ishit futur pa brekë në radhët e nënës parti dhe pas një kohe u bëtë milioniera dhe ate duke shkelur edhe djersën edhe gjakun e të tjerëve.
Më kujtohet si sot kur kishe kullotur në livadhi e partisë sikur të ishte livadhi yt, i familjes tënde dhe i disa personave si ti dhe fare nuk mendonit për ata që nuk kishin për të shtruar një kafshatë buke në sofër. Po ti, o miku im me vite të tëra me disa rreth teje mjelët në parti gjithëçka dhe u bëtë milioniera dhe bosa dhe nëse ua thoshte një fjalë dikush keq për mëmën parti ju i hakmerreshit në mënyrat më të ndyta jonjerëzore dhe ia merrnit edhe atë kafshatë të vogël dikujt nga goja.
E sot kur të larguan nga partia dhe të u ndalë tagjia ti e ngre dhe shumë si ti hidhnë gurë kurndër mu atyre njerëzëve që ju pasuruan me pasuri marramendse. Dje e mirë e sot e keqe! Dje të mirë e sot të kqinj dhe duhet sharë. Dje isha me ty dhe me ju se ju shfrytzoja mirë e mirë.Po një gjë të tillë e bëje atëherë, sepse isha nën dardhë dhe të gjitha dardhat pikon në gojën tënde dhe të disa të tjerëve që edhe ata rrinin nën dardhë së bashku me ty. Sot nuk jam nën dardhë, oj nëna parti e sa mundem të shaj ty dhe ata që janë tek ti. Si të pagëzoj, o mik ty dhe ata që ishin me ty që dje për ju ishte e mirë partia dhe tagjia. E sot kur tu ndal tagjia e keqe partia dhe njerëzit me të cilët ngrëre me një koritë. I nderuari mik unë ty dhe disa të tjerë si ty nuk mund të i pagëzojë ndryshe pos karrierista, interezxhin, hipokritë, pakurrizorë etj.