ATJE, KU SHKRUHET HISTORIA
Dita e sotit në pasqyrën e kalendarit historik,
të Motit të Madh më 17 në muajin kallnor.
Kishte ethe, koha bënte të ftohtë,
nga ethet thonë, vdiq Kryetrimi arbëror.
Dita e sotit në pasqyrën e kalendarit historik,
të Motit të trishtë më 17 në muajin janar.
Kishte tradhëti, koha bënte acar,
ngriu heronjtë me plumba tradhëtar.
Dita e sotit, si sot i thërriste lirisë,
ditës që vjen, të rilindë mrekullitë.
Në agim me shkëlqimin e diellit,
të përflakë përgjithmonë pabesitë.
Sot, në pasqyrën e kalendarit historik
dita e shënuar me gjak shton pasuritë.
Dhimbshëm, kujtimet shpirtin përtërijnë.
Në janarin diellor, duke mposhtur tradhëtitë.