13.5 C
Tiranë
E martë, 24 Mars 2026

Lazer Kodra

NJË KËSHILLIM MIQËSOR!

Thuajse, çdo ditë shikoj e lexoj në fb-uk postime ‘letrare!’, që pēr mua as nuk janë letrare dhe aq më pak përmbajnë art! Për pjesën mà të madhe nuk përbàn habì për mua, por për disa emra të veçantë, vërtetë ndjehem i shumëzhgenjyer, pasi shfaqin një lloj ekstremizmi idiotesk (arsyet i dinë ata vetë) që nuk i përkasin as logjikës më të tejskajshme të vetëdijes njerëzore! Për ilustrim do e shoqëroj këtë postim me dy citime, besoj nga dy Figura artistike të së shkuarës , por që janë edhe sot e asaj dite ‘Profet të Artit e Letersisë Botërore’. ERNEST HEMIGUEJ-iu pergjigj pyetjes: Pse e ke rishkruar fundin e romanit “Lamtumirë armë” 39 herë para se të ndjeheshe i kënaqur me të? -Sepse, u pergjigj HEMIGUEJ,-” Doja të perdorja fjalët e duhura”

Nërsa BUALOI shprehet:
Pa humbur gyximin, ngadalë e pandërprerë
Të njëjten punë në dorë ta kapni njëzet herë
Limoni parreshtur, të njëjtën gjè përtrini
Diçka në të rrallë shtoni, po të shumtën fshini!

SHENIMI IM: Sikur ta kërkojmë “madheshtinë!” tonë nëpermes fb- ukut, të jeni të bindur se asnjë ‘betejë’ nuk do e fitojmë kurrë, pasi humbjen më të madhe do e kemi në përballjen me injorantët më të mëdhenjê!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.