Shabe Ndoc

MENTOR QUKU

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë

Lindi në Bilisht të Korçës më 20 Janar 1939. Fëmijerinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Shkodrës ku perfundoi me rezultate te shkelqyera studimet ne Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” (1951-1954). Ne vijim ndoqi studimet në Tiranë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1955-1957) dhe më pas në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).

Ushtroi profesionin e mësuesit në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957) në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallëkut (1991-1992). Per tete vite punoi si drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000). Ka qenë drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodra në shekuj”.[1] Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katër seminare nderkombetare “”Shkodra në shekuj”.
Mentor Quku ka qenë autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedas, për të cilin ka organizuar kërkime në Shqipëri, Kosovë dhe në shumë vende jashtë shtetit.
Ka qenë laurat i çmimeve letrare “Serembe” (2008) dhe “Ndre Mjeda” (2011) si dhe ka fituar titujt “Mësues i Merituar” (1991), “Mirenjohje e qytetit të Shkodrës” (2011).

Vepra studimore Redakto

Një vështrim i ri mbi luften e Reçit, Tiranë, 2001

Balli Kombëtar dhe demokracia e fjalëve

Mjeda 1 (1866-1888): RINIA, fq. 642, 2004

Mjeda 2 (1888-1899): ALBANOLOGU, fq. 642, 2006

Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë nga dy libra:

ALFABETI, fq.680, 2007

LIRIA, fq. 766, 2008

Mjeda 4 (1912-1925): IDENTITET, fq. 634, 2009

Mjeda 5 (1925-1937): GJUHETARI, fq. 740, Tiranë, 2010

Mjeda 6, i përbërë nga dy libra:

BIBLIOGRAFIA (e Mjedës), fq. 325, Tiranë 2012

BIBLIOGRAFIA (mbi Mjedën), fq. 730, Tiranë 2012

Mjeda 7: BASHKEKOHESIT, fq. 494, Tiranë 2005

Mjeda 8: ALBUM, fq. 196, Tiranë 2010

Mjeda 9, Përmbledhje, fq. 254, Tirane, 2013.

Prof. Mustafë Dervishi, Tiranë, 2013.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.