MBI NJERIUN…
S’TË ÇMOJ O LEK!
Paraja e domosdoshme
Por jo kurrë ajo gjithçka,
Me djersë-nder, atë fitoje,
Jeton qetë, në këtë dynja.
Leku të prish, e të ndreq
Sëmundje bëhet mikrob,
I pasuri as ujë nuk të jep,
Për lek barkun shtrëngon.
Më marrësh të keqen lek,
Ikën-shkon, dorë më dorë,
Kur shoh Diell në mëngjes,
Falenderoj të madhin Zot.
Vlera të larta, ka dashuria
Botën në paqe e dëshiron,
Lakmi leku, qendër ligësia,
Për paranë u prish kjo botë.
Për pasuri toke hapin luftë
Lëshuar bomba shpërthyer,
Njerëzi e thjeshtë e paguan,
Tjerë pas lekut të mbërthyer.
Jezusin e vrau, Juda për flori
Ish nxënës i tij, por e tradhtoi,
Lakmi e lekut, prish vëllazëri,
Mbi njeriun kurrë nuk e çmoj.
Bukurie Binjaku. 26. 1. 2021. GREQI.
“””””””””””””””””””””””
SI KA QENË E SI U BË!
(Ripostim!)
Në kohët e lashta
Njeriu ish i thjeshtë,
Me guna të trashta,
Prej lëkure me lesh.
Njëri-tjetrin e donin
Si vëllezër e motra,
Në halle ndihmonin,
Ishte ndryshe bota.
Nuk kish djallëzi
Askurrë fjalë e ligë,
Në zemër dashuri,
Njihnin Zot-Perëndi.
Zotin ata e shihnin
Se krejt e besonin,
Të ligën s’e njihnin,
Njëri tjetrin afronin.
Ishin zemër bujarë
Me sofrën të shtruar,
Shpirt fisnik, të artë,
Mbi tokën e bekuar,
Kaluan shekuj plot
Njeriu ka ndryshuar,
Eh si u bë kjo botë,
Një virus i djallëzuar.
U hap e mori dhenë
Në Zot s’kanë besim,
Të shtypin porsi tren,
Ligësi shpirtit ushqim.
Por i madhi Zot lart
Ka përherë duart plot,
Lumturi na jep, na fal,
Plagët kthyer në forcë.
Bukurie Binjaku. 23. 1. 2019. GREQI.