FOLI VARRI QE MATANE

Ai e mbajti fjalën para se të shkonte-
— S’pa motrën poete !
Ajo i ngjiti buzë mbi sy e gushë e puthi amanetin : do i bënte monument me mall e lot.
I shtrëngojë eshtrat — Lehtë, ë derman i thanë se i shkoqen mu si shkarpë
e pluhuri s’i del për varr.
Pati frikë mos i thyeshin dhe më se sa mortja
i ish falë që kish gëlltitur si utërimë në mal.
I puqi buzët mbi akull të frymës e s’i foli mërmëritja dalë prej kanceri që e kish zënë zap. Ju lut flamës dhe për ca orë mos marë revan.
Ju lut qershorit t’fshihej nga kalendar.
Ju lut sisës tharë t’Asaj nëne barrë gjashtë
që hi ish bërë më parë,
e të Atit partizan….
… Pa ju kthye mortjes- Aaa, mizori e gjallë ç’më rroke ..Mizori pa gjak s’të bëka syri xhap.– Jepmë vargë hidhnie që s’u ngopka me varre në pragë.
Tre u bënë – O’…Tre – ç’ja thokan hatasë
U ngrit varri që matanë
vendosi me jehonë- Eshtë yni motërz’o;është i tjetrës zonjë;
është i tjetër fryme..
Aty ju ndërpre rrokja nga buçimë e thirrjes saj- — Joooo ! Lërma, lërma të’shoh fap e fap’n xixëllimën e tiit sy. – Lëm ta shijojë !
Lërna,eshtrat t’ia kërkojë e t’i lyej mollëzat me të kuqen bojë , që oi-ve stendur në përplotë të zisë t’u them ; — Ik qërohu
e me tijat eshtra mishtë t’ja mjekojë
me aromë Maji
e buqet në dorë.
–Ahhh-
Ai shkojë!
S’pa poeten që lapsin s’lëshonë nga dorë –
Motrën që në alfabet e kërkonë….
. ora 9: 45….sot 27 Janar…
( Muli- më erdhe mbrëmë në ëndër prapë)