Shpirtin
Dua të vë shpirtin tim para fjalëve
që bluaj në mendje e në gjuhë
sa them; -“se di nëse më kuptoni”
ato për mua do jenë si dritë.
Si dritë e një shpirti që s’shuhet
sa herë do të ndjej atë që unë vuaj,
sa herë më merr malli e të them me ndjenjë
diçka për ty,
për ty një jetë këtu e atje!
S’e di nëse ka vdekje shpirti
s’e di nëse ka vdekje dhe trupi,
s’e di nëse ka vdekje fjala
s’e di jo,
e s’do e besoj se ka njeri pa ndjenja!
Çdo gurë e shkëmb do zbusja
me timet ndjenja të dala me shpirt,
sa dhe ditët le të jenë të shkruara…
Unë, yje mbi qiell do i qëndis!
Me fjalë ritmi të dala nga zemra
që rrallë kush i ndjen e i përgjon
se nga ty me fletë do kthehesha
si një pulëbardhë apo si zog!
Ndaj kurrë mos dysho se ditët ikin
as netët e Perëndive kurrë,
ato mbeten dhe jetohen me dritën e syve
sa të jem gjallë me shpirt, atje e këtu për Ty!
Teuta Osmani
27/1/2016 USA
“”””””””””””””””””
Sa herë…!
Më ike paditur se ku të të gjej
ndofta kam humbur orët e mija ,natën fler
me ike tani ,dje ,pardje
sekondit ,orët, minutave
pa ditur se ku Je
tani ,më vonë e pastaj, fle…
Me ike Ti ,nëpër horizontin e ëndrrave
sa herë ,hap e mbyll sytë
të gjej atje, ku flet ndjenja!
Teuta Osmani
23/1/2015 Usa.