Eljaz Salja

K A T E R S H O K Ë…!?

Sot: Komunikojë në telefon.Ku po e pijmë kafen?Dihet se kafe ka në çdo rrugicë.Bashkohen,hyjnë në kafe,ulen të katërt në tavolinë.Sapo rehatohen,heqin xhupat firmato,hedhin në tavolinë telefonat,kuptohet sejcili më firmato se tjetri,i marrin në dorë dhe përqëndrohen mbi to,pa ditë se ku janë e me ke janë.
Vjen kamarieri:Urdhëroni !Pas pak ngre kokën njëri:një kafe;pret kamarieri,zgjohet i dyti:një kafe e një ujë pa gaz e kështu vazhdon i treti e i katërti.
Sjellë porosinë kamarieri,ua ulë në tavolinë përballë secilit,sipas porosisë e këto vazhdojnë mbi telefona,njeri zgërdhihet e tjetri gërthet.
Ngre kokën i pari:Kamarieri,edhe një sheqer,se e pi me dy.Ia sjellë sheqerin.
Zgjohet i dyti:Kamarieri,më sill një ujë me gaz.Ia sjell dhe vrapon tek tavolina përball,që ngjasonte me këtë.
Zgjohet i treti:Kamarier,më sill,mor burrë lugen se s’mund ta përzijë me gishta.Vjen kamarieri.Ja ku e ke lugën këtu pas filxhanit.Më fal i dashtun.
Zgjohet i katërti:Kamarieri,eja këtu,çështë kjo kafe si këlli?(Dihet se po s’u përzi,ashtu bëhet)
E vjen momenti që kamarieri humb durimin,e u thotë:Pini këto kafe,lekët do i paguaj unë dhe zhdukuni sa s’ju kam nxjerrë për xhelesh e mos t’ju shoh më bojen.
Kështu krijohen sherret,që shpesh përfundojnë në konflikte.
D J E : Ishim shtatë shokë.Mblidheshim çdo të shtunë e të dielë,që sot quhet fundjavë.Ishim të gjithë në punë,në sektorë të ndryshëm,dikush në ndërmarrje,dikush në administratë,dikush në fshat.
Pak kafe kishte.Kryesore ish Kafja e Madhe,Turizmi i vjetër,në verë lulishtja “1 Maji”; më vonë Turizmi i Ri.
Si kishim bërë 2-3 gjiro në Pijacë,uleshim në Kafe.Me buzë në gaz,duke parë njeri tjetrin në sy,pyesnim për punët e javës,me të mirat e të metat e saj.E prisnim kamarierin të qeshur edhe nëse vonohej,kur kish ngarkesë.Porosinë ia jepnin në çast,se e kishim menduar më parë dhe ai,gjithashtu me buzën në gaz,na e sillte pa vonesë e vazhdonte punën e vet.
E vazhdonte biseda për ngjarjet e javës nga secili;vazhdonin batutat e barsoletë nën tingujt e një melodie të lehtë nga orkestra e kafes,që të shtonte shijen e bisedës sonë aq vëllazërore.
E kur ndonjëri ish ndeshur me ndonjë problem,ndaheshim,debatonim secili me radhë dhe delnim më një konkluzion.
Bile edhe për ngritjen e familjes sonë të ardhëshme,ndaleshim gjatë dhe mirëkuptonim njeri tjetrin.
Ngriheshin,bënim prap 2-3 gjiro në Pijacë,përshëndeteshim me miq e shokë dhe shpërndaheshin rreth orës 12,me kënaqësinë për t’i takuar fundjavën e ardhëshme.
Tani rri e pyes vehten:Vallë,cila jetë është më e bukur, e këtyre sot,apo e jona dje?
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.