Oh jo ,kurre nuk harojme …
Te dashur miqte e mi !
Kjo poezi vertet me prek pa mase sa here e lexoj ne ato momente jetova me te ,ndieva dhimbjet e saj.e isha e pa fuqishme per ta ndihmuar apo lehtesuar sadopak .por tashme ajo dhe familja saj e bukur jane shendruar ne engjej…
Eh keshtu eshte jeta ndonjehere edhe e pa drejte .
Me Respekt e Dashuri
Rashel

Në engjëll shndërruar
Nisa të shkruaj për ne një libër
të ta shpreh mallin më mirë nuk dija
emrat tanë shkruhen në Bibël,
mbesat e Judës jemi që të dyja.
Më largon dita, më afron nata,
te ty e shtrenjta jonë Fortunata.
Stemën e Davidit …
në trup e mbi rroba ta qepën
mbi shpirtin tënd me këmbë të shkelën,
por harruan se numrat asgjë nuk dinë
për vellon e bardhë që le në Janinë.
Qepur e qëndisur nga e jotja dorë
viteve kur rriteshe, ku linde, në Vlorë.
U nise në agim mbërrite aty nga nata,
të priti krejt Janina, Fortunata.
Ti ike në Janinë në tëndin fat,
halla jonë e dashur Fortunat’
derisa derën bishat ta shqyen
me burrin e fëmijët mizorisht të rrëmbyen.
Në kampin e vdekjes kur jeni ndarë
me fëmijët dhe qielli ka qarë,
po ty Fortunata pranë kush të qëndroi,
kur qarjen e fëmijëve dheu e qetësoi.
Nëna jote kulloi dhe u shkri
bashkë me qirinjtë për çdo Shabat,
e rrinte te dera se mos vije ti
halla jonë e shtrenjtë Fortunat’.
Ngadalë ikte dita, në vend rrinte nata,
ylli që nuk shfaqej Fortunata.
Ndoshta shumë ke shpresuar në geto
me Shabat në zemër moj e mira teto,
të shkriu, të përpiu, të gëlltiti nata
me familjen engjëll, Fortunata.
Në engjëj për ne jeni shndërruar
na vini në ëndrra përherë të bashkuar,
ti me sy na ndjek në çdo Shabat
e dorën na jep të ngrihemi lart.
Ti dritë na bëhesh kur afrohet nata
halla jonë prej drite Fortunata.
Rashel Solomon
Janar/27/2018