21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

 Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

                                                   Kinemaja !

 

 

E dua kineman! Kam nostalgji për të, pasi ajo ka egzistuar në një kohë të mëparëshme dhe më kujton mua fëmijërinë dhe adolishencën time. Më kujtohet si një vend, ku kishte jetë dhe gjallëri. Megjithëse i përket një periudhe të shkuar, prapseprapë ajo do të ngelet për mua, si një kohë dhe një e shkuar shumë e bukur, të cilën e kujtoj me nostalgji. Ndoshta kinemat ishin ndër vendet më të frekuntuara të saj kohe.Mbaj mend që në qytetin tonë kishim katër kinema, të cilat pothuajse dalloheshin nga njëra tjetra, për destinacionin dhe funksionimin e tyre. Kinemaj më e frekuentuar për mua ishte kinema “11 Nëntori”. Kjo është dita e çlirimit të qytetit tonë nga pushtimi nazist.Dihet që në atë peridhë shumë institucione , vende argëtimi, rrugë etj mbanin data historike, apo emra heronjsh dhe luftëtarë të luftës nacional- çlirimtare. Si për shembull stadiumui i futbollit të qytetit mbante emrin e vëndit ku u formua ushtria nacional- çlirimtare në Labinot të Elbasanit:” Stadium Labinoti” dhe ekipi i futbollit quhej:” Labinoti i Elbasanit”. Kinemaja “11 Nëntori” ishte një kinema moderne dhe e mbajtur mirë për kohën. Me një sallë të madhe  në formë të pjerrët nga fillimi që ngrihesh deri në fund. Më kujtohen karriket ishin prej druri të lidhura dyshe- dyshe nga ato që mbylleshin vetë kur ti ngriheshe dhe pjesa e karrikes ku ti uleshe, merrte një pozicion vertikal me një “kërcitje ngacmuese”.Sa filma kam parë aty ! Ndoshta nuk mund ti numëroj dot, por do përmend disa prej tyre si: tre muskëterët; gruaja më e bukur; që mbushesh vetëm me femra dhe me pak meshkuj, pasi në këtë film luante Vito Juvara ; një aktor shumë simpatik, Simbadetari, Beteja për Romën etj. Më kujtohet nga mezi i filmit bëhej një pushim nja dhjetë minuta dhe në ekranin e madh prej bezeje të bardhë dilte : “fundi i pjesës së parë”. Kohë pushimi dhe dritat e sallës ndizeshin. Gjatë kësaj kohe ti mund të dilje nga salla dhe në koridorin e kinemasë mund të pije një cigare apo të bëje ndonjë muhabet. Pastaj vazhdonte filmi dhe dritat fikeshin. Nga një vrimë apo dritare e vogël prapa spektatorëve dinin ca rreze të bardha, të cilat kalonin shndritshëm mbi kokat tona.Kur kishte ndonjë filëm të bukur vështirë se gjeje biletë, kinemaja mbushej plot dhe në biletari që ishte anash saj nga e djathta, bëhej një rradhë e madhe dhe njerëzit shtyheshin me njëri tjetrin.Kinemaja ishte dhe një vend ku ti mund të takoje një shok, apo një shoqe, qoftë edhe rastësisht në momentet kur ti hyje apo kur dilje nga kinemaja. Aty vihej re dhe konkurenca në veshje e vajzave dhe e grave, ku zakonisht ato “pudroseshin” mirë dhe gjithmonë gjatë gjithë filmit do shoqëroheshe nga era mbytse e ndonjë dizifektanti dhe dukej sikur aroma e saj të kapte në fyt.Salla gumëzhinte nga muhabetet përpara se të mbyllej dera e jashtëme. Ndonjëherë kur fikeshin dritat mund të vije re edhe ndonjë puthje që këmbehej midis të rinjve.Kjo kinema ka qenë në bulevardin kryesor përgjat “një majit” që shkon për te Zaranika. Sot ajo nuk egziston më dhe në vend të saj ngrihet një pallat dhe poshtë “big marketi”.Elbasani ka pasur edhe një “kinema verore” shumë argëtuese, e cila ishte e pambuluar dhe funksiononte vetëm gjatë motit të ngrohtë.Ajo ka qenë ngjitur me teatrin Skampa, ku sot ngrihet një xhami. Ka qenë edhe kinema vullnetari, e cila ka qenë te banesat më pak e frekuentushme, pasi ishte një kinema e vogël dhe më larg qendrës së qytetit, sot ajo ndërtesë egziston, por ka disa aktivitete të tjera biznesi, biblotekë për fëmijë. Salla e saj egziston dhe në të zhvillohen aktivitete shkollore.Ka qenë edhe kinema “Pionieri” e cila kishte filma për fëmijë, pastaj u bënë aktivitete shkollore, konkurse dhe sot atje funksionon “gjendja civile e qytetit”. Sot këto vende dhe këto kinema nuk egzistojnë më.Më vjen keq që kinemaja nuk mundi ti rezistojë kohës, pasi vendin e saj e zuri interneti dhe televizorët. Për mua ngelet një kujtim i bukur i jetës sime.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.