Nostalgji e kujtime te pashlyeshme , per Katundishten .. Njerez punetore, te respektuar, me edukate e kulture e me vizion .. Mik-prites e bujare .. Me inisiativen e tyre dhe me investimin e bizesmeneve vendas, shikoni si i kane bere rruget e fshatit ..”Autostrade”.. ..Eshte ndertuar ura, mbi lumin Deshnice e eshte investuar ne bujqesi e blegtori.. Ju pershendes me respekt , miq te nderuar ..qe bashke me Ju vitet me te bukura kam kaluar..Me sinqerite vellazeror. Foto;; V.lindja-Permeti
Ne keto vend kush jeton valle ,
Magjistare si ne perralle//??
Zogjte lehte fluturojne
Ujevarat gurgullojne,
Rrezaton Dielli ”lodrojne” rete
Muaj te mbare , jave te qete !!
“”””””””””””””””
Pusi
-Mos e ul atë kovë në pus! Nuk e ke dëgjuar si u mbyt i pari i kësaj ane. Ai u hodh brenda këtij karakti të gurtë që mbledh ujin e nëdheshëm. Ndoshta shkeli xhindet e kësaj ane. Djali i fluturoi nga shëmbi, ndërsa vetë fluturoi këtu. Nuk pihet më ky ujë. Është i mallkuar.
-Po! Ky ujë nuk pihet më. Le të mbushet ky pus dhe të derdhet. Asnjë shtambë nuk vlen të marrësh me vete. Le të përvëlojë Korriku. Ka tjetër pus që të freskon ballin e të shuan etjen. Pak më lart.
-Eh mor bir! Janë sarajet këtu. Kanë mbajtur 13 frymë këto. Ndërsa tani ti pe një buf mbi trarët e kalbur. Ai ka bërë fole në këtë zgavër. Qëndron pak në manet e Harizaj, dhe s’ di ku humbet më pas. Nuk të them për Bostanet e hinkat e asaj ane, apo asaj shkoze ku vërtiten macet e egra dhe derrat që gërmojnë gjolit, kurse ujkonja ka këlyshët. Çuditërisht ajo nuk trazon asgjë afër shpellës së saj, por shkon përherë e më larg. Vrapon maleve për të ushqyer këlyshët. Askush nuk e trazon. askush nuk e di folenë e saj, pavarësisht se të gjithë e shikojnë mbëmjeve të ngrysura dhe mëngjeseve kur kthehet. Trill i çuditëshëm i natyrës. Prapë duhet të kthehemi tek pusi. Ose më mirë tek rruga e kalldrëmtë. Janë themele të vjetra këto. Ato saraje që ti i shikon vetëm gurët kanë qenë të zengjinit të kësaj ane. Pastaj zbriti Papulla i madh dhe i bleu të tëra. Edhe malin që ti e shikon si frikë dhe vend të thatë, por bagëtia rrëmon aty dhe veron. E di ku shkon ky kalldrëm? Gjer në rrëzë të malit e Sheshkalor. Pastaj udha e kuqe dhe nëse ndjek sheshin e malit shkon në Bisej.
– Po pusi nëne. Pse i keni vënë kapak të gurtë. Nëse shkon një udhëtar ai s’ mund të dijë për legjendat dhe mallkimet e këtyre anëve. Ai do shikojë kovën dhe liratin që e zhyt atë në ftohtësinë e ajrit përreth e do marrë ujin.
– Kjo vlen për ne qe jemi këtu. Udhëtari duhet ta pije këtë melhem e ta çojë sa më larg. Ndoshta e fragjon në djersë matanë kësaj ane.
– Është dërrasë nëne.
– Ku mbarojnë dërrasat këtu bir. Ngado që hedh sytë vetëm shkëmb e greminë. Por të parët tanë e kishin strehë dhe mburojë. Askush nuk e shkeli këtë vend. Thuhet se vetëm bullgari kaloi këtu e la shenja. Ke Sogorën dhe Pecofanë, Zagorien dhe Poxën. Po dhe mejtepin e fundit të osmanit, por kjo jo nga çajnavellat e Anadollit. Ishte mëri e atij që kapërcen përtej këtij mali, pashait të Janinës.
– Po pusi???
-Pusi qëndron ndanë rrugës, për të marrur mallkimin ujit të të mbytyrit dhe dërguar sa më larg.