Gozhdë
Që e vogël kam gozhdë pas koke,
mendoj, s’ka burrë nëne të ma heqë,
që atëher-e ia pashë fytyrën kësaj bote,
besoj, s’do të ketë perëndi ta ndreq’.
Të shumtë në k’të botë ata që jetojnë
me më tepër se një gozhdë në kokë,
paradoks, kundrojnë njëri- tjetrin,
“Normal-thonë: kjo botë perona plot”
Pons Pilatët në shekuj nuk bëjnë gjë tjetër,
që në kohën e Krishtit prodhojnë veç gozhdë,
një e tillë pas kokës të bën të heshtësh,
të varësh përgjithmonë kokën posht.
O zot, mu ngjall njē fije shprese dikur,
thashë se i erdhi fundi adetit të gozhdës,
mjeshtërit e kësaj pune u shtuan më shumë,
ndaj vendosa këtej e tutje t’i dal zot kokës.
E mora, Sizif, rrokullimthi botës përqark,
të paktën andej i ngulin gozhdët me takt,
të dëgjojnë kur flet, bile ecën kryelartë,
jo si tek ne, gozhdë trari vakt e pa vakt.
Diana Zhiti
“””””””””””””””””
Zëmër që rreh vetëm njëherë
Në buzë të detit një zëmër e përgjysmuar përpëlitet ,
në duart e pamëshirshme të dallgës jetën e sajë po jep,
me syte drejtuar nga një trup që kuturu avitet,
therrime rëre me gishtat e hollë në një guackë bosh po mbledh.
Vështrimi iu shua në një pirg
rëre që e përpiu vala,
bashkë me zëmrën deti i lagët i pushtoi ,
nga buzët e sajë belbëzueshëm
dilte fjala,
sytë e saj boshe në pafundësinë e detit drejtoi.
Vargjet përkëdhelin valët si pulëbardha
oshētima e zërit humbet në thellësi që nxin si vrer,
i thurin ballada atyre zëmrave
të rralla
që dinë të rrahin dashurisht vetëm njëherë.
Diana Zhiti
“””””””””””””
Më thoje
Ti thoje që puthjet të ishin njëmijë,
unë vet i shumëzoja me dhjetë,
Pas shumës,sa bëheshin nuk di
se humbja mes numrash dhe vetë.
Më pyesje:sa ” të dua” do të thoja.
Sa mishtë të ngjethen morrnica,
por numrin ,pa dashur ngatërroja,
më pas, se di, por nuk dija se ç’flisja
Më thoje, me te qeshur,se po te flija
ndoshta do të të humbja pa pritur,
ndaj tere natën s’mbyllja sy mavija,
se ç’thoja, buzë mbi buzë ngjitur.
Sa e gjithë bota më the se me doje
dhe se do zgjaste gjithë jetën time,
fillova e marra me pëllëmbë e matja
dhe se bota mu duk një thërrime.
Diana Zhiti