19.5 C
Tiranë
E hënë, 18 Maj 2026

Preng Pjetri

NËNË SHQIPERI.
TIJ VAJTO PËR MUA UNË VAJTOJ PËR TY…!
=====================
Nënë Shqiperi ku i ke trimat…?
Dje shkruajtën faqe lavdie.
Krenoheshin malet me oshetimat.
Kerciste topi e pushkë trimerie..
Kerkush s’ta uli kryet.
Gjoksin luftes trimat i vunë.
Ku janë djemt sot nana pyet…?
Ku jane trimat,burrat ku shkuan?!
Sot malet e nalta janë ç’burrnuar.
Shqiponjat janë turitun.
Lumenjë e bunaret karantinuar.
Turq e grekë jan tuj gostitun!
Krejt perdhe rrafshue lisat..
Bilbili s’ka rrëm kenges t’ja thotë.
Pleqt e sodit i hoqen plisat.
Djemt e tu nane si zogj te tremun shpernda neper botë…
Hej nënë Shqiperi.
Hej nënë Shqiperi…
Vajto ty për mua…
Vajtoj unë per ty…
Unë zog i plagosur.
Tij nënë e veshur n’zi!

Preng Pjetri
Lezhë/02.02.2021/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.