Njerzit e mire dhe me virtyte meritojne Voten e popullit.
Te votoni Z.ILIR ALIU KAPITI me Nr.100 ,VOTONI TE ARDHMEN TUAJE,VOTONI NJERIUN QE PUNON PER POPULLIN,VOTONI NJERIUN QE FJALET I BEN VEPRA. V

Ilir Kapiti ka lindur më 6 nëntor 1969 në Medvegjë. Është i martuar, baba i dy fëmijëve, jeton në Prishtinë.
Studimet themelore universitare, Tregtia e Jashtme, i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Ekonomik, Kroaci, ndërsa studimet pasuniversitare i përfundoi në Londër, Britani e Madhe, ku mori dy grada shkencore, MA në Biznesin Ndërkombëtar nga London Metropolitan University dhe MBA me specializim në Financa dhe Menaxhim të Investimeve nga London School of Business and Finance. Gjithashtu, ai ka arritur njohuri dhe aftësi profesionale në tregjet dhe analizat financiare.
Ilir Aliu Kapiti ka qenë zëvendës Ministër i Financave dhe Transfereve në Qeverin Kurti, është një nga arkitektat e pakos së rimëkembjes të disejnuar gjat kohës sa ishte në detyrë. Gjithashtu negocoi kredi të ndryshem me institucionet financiare ndërkombëtare, kontriboi në pakon e emrgjencës, në takimet e rregullta me BQK-në propozoi dhe shqyrtoi mundësin e lehtësimeve bankare për rrethanat e krijuara pas pandemisë, dhe kontriboi në shumë çështje të tjera në funksion të financave publike.
Gjatë dy dekadave të fundit, Iliri ka punuar në sektorë të ndryshëm ekonomik, duke ofruar përmirësime, zbatimin e praktikave më të mira, ristrukturimin e organizatave, ringjalljen e bizneseve të dështuara dhe duke zgjidhur çështjet komplekse. Përvoja e tij në industri të ndryshme i ka mundësuar të ketë njohuri të shkëlqyera, teorike dhe praktike, në lidhje me institucionet dhe tregjet financiare, si dhe njohuri për ligjet në fuqi dhe rrezikun e tregut.
Disa nga përvojat e tij përfshijnë postet vijuese: kryeshef ekzekutiv i Bankës Ekonomike, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në BPB Bank, ligjerues në AUK, eksperti i privatizimit në projektet e Bashkimit Evropian, konsulent biznesi dhe poste të tjera.
Kontributi i tij në politikat zhvillimore, financat publike dhe rimëkembjen ekonomike do të jenë prioritet.


