Kështu është fol dikur në odë, por kështu folet edhe sot ndër burra të odës, të pushkës edhe të penës:
Prof. Dr. Mehdi Hyseni: Bashkimi kombëtar nuk është kundër Amerikës, as kundër Evropës, por kundër kolonializmit serbo-sllav në tokat shqiptare (1878-2021)!
Koço Danaj: Edhe sipas historisë së qytetërimeve të popujve, edhe sipas së drejetës ndërkombëtare, “Elementi i parë i civilizmit të një kombi është e drejta e tij për t`u bashkuar. Nga ky parim universal nuk kanë pse të bëjnë përjashtim vetëm shqiptarët e kolonizuar në Ballkan”.
Prof. Dr. Mehdi Hyseni: Prandaj, asnjë shqiptar nuk ka të drejtë ta sulmojë, ta vulgarizojë dhe ta shpërfytyrojë bashkimin kombëtar, sikurse po vepron verbërazi Prof.Dr.Nexhmedin Spahiu me gënjeshtrat, me akuzat, me shpifjet dhe me trillimet anishqiptare dhe antishkencore gjoja se “bashkimi kombëtar është fyerje për Kosovën dhe për Shqipërinë”…
Me “Rrenë mbi rrenë ndërtohet kalaja”, por jo edhe “kombi kosovar” i prof.Nexhmedin Spahiut dhe bashkë mendimtarëve të tij.
Oda: Shqiptarët janë edhe mbeten të paluhatshëm në qëndrimin dhe të drejtën universale të tyre për bashkim, sikur dje kur ishin nën okupimin e Sërbisë, ashtu edhe sot me ose pa integrimin në strukturat euro-atlantike, të cilat i kemi synim të interesit politik në arenën ndërkombëtare.
Ka kohë që ndër politikat shqiptare flitet për ngritjen e institucioneve të përbashkëta, por jemi dëshmitar se politikanët tanë në rradhë të parë kanë vënë interesat personale para inetersave kolektive me karakter kombëtar.
Në kuvende të burrave dhe në rastet e pleqnisë, burrat e urtë të dijes e të penës kanë pleqnue dhe janë quajtur “pleqnar”, ndërsa burrat trima të pushkës ua kanë ndihmue dhe janë quajtur “çekiç”.
Derisa çekiçi i mshon kresë pleqnarit, aty ka hile, ka pazarllëqe, ka përçarje dhe pleqnar shpirtshitur që fol prej xhepit e jo prej shpirtit.
Kur çekiçi ia ndihmon pleqnarit që të zoton fjalë e Zotit e cila buron nga mendja e kthjellur dhe shpirti fisnik, atëher aty ka zgjidhje, ka bashkim dhe pajtim unanim.