30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Poezi nga poeti:Shefik Arifi

PAPRITUR!

U gjeta papritur në një fshat diku
Ku kam qenë dhe më herët
Jo se eca si i dehur, kuturu
Por më morën me vete të tjerët.
I përshëndeta e shumë s’e zgjata
Nga fytyra ishin të acaruar shumë
Njeri tha:” Ç’pata që këtë temë hapa!”
E sherret plasën më pas, lumë.

Ishin afruar zgjedhjet parlamentare

Secili kish të preferuarin e tij

Thashë me vete:”sherre alla shqiptare!”

Nga heshtja ime diçka kuptuan gjithsesi.

“”””””””””””””””

N J E R I

Për shpikje, as kam qenë as jam

Këtë mos ma merrni për dobësi

Dhe në s’do më thoshnin Ajnshtajn

Të paktën të mbetesha njeri.

“”””””””””””””””””””””

TA HAPIM PORTËN E ZEMRËS !
Nëse atëherë e lashë fjalën në mes
Shpresat, akoma nuk më janë sosur
Po t’më japesh vetëm pak shpresë
Do ta shëroj zemrën e plagosur.
Ndaj, të lutem, shpresat mos m’i fik!
E mos dëgjo çfarë të tjerët thonë.
Jo, jo, ti mos më thuaj mua “Ik!”
Mos më thuaj, se tani është shumë vonë!
Ta hapim portën e zemrës, që dikur u mbyll
E ta ndezim zjarrin që e ruajmë në gji
Ti për mua mbetesh më i bukuri yll
Dua në jetën time të shkëlqesh përsëri.
May be an image of 2 njerëz dhe ushqime
N Ë N A
Ne fëmijëve na mblidhte me një zë
Na mblidhte tok si re të bardha.
Na qortonte dhe kur grindeshim me ndonjë Edhe kur i dilnim nga fjala.
S’e jepte veten, e kish nga natyra
Në çdo ndryshim të beftë
Ne, si zogj, mbushnim shtëpinë me cicërima
E mbushnim nëpër ditë-netë.
Ne, fëmijëve, na mblidhte me një zë
Na mblidhte tok, si re të bardha
Na qortonte dhe kur grindeshim me ndonjë
Edhe kur i dilnim nga fjala.

Nga libri „Le të mbetëm cicërim“

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.