Me dehu ai leng….
——————————‐—‐
Ca kohë,
me dehu ai lengu
me ngjyrë…..
ndonse këmbet,
mi kishte lidhur
një pulbardhë,
e pija
e në buzë
me kishte ngrirë,
e pija
e çdo gjë me dukej
një përallë…
Rrugeve
ecja si hije,
me atë leng djallezor
që më përpin,
jeta,
s’po me fal më shije
o zot,
mos ma humb dashurinë
—( Pal Ceka )–
“””””””””””””””””””””
Jeta si deti me dallgë e qëtesi.
—————————————–‐——-‐
(Ripostim)
Ka ditë me diell
ka qiell me re
ka rreze të arta
vetima e rrufe
jeta si deti
me dallgë e qetësi
diku vetullngrysur
diku çiltërsi
Ka gurra mali
ka puse në kënetë
ka shpend ngordhacak
ka shqipe me fletë
ka kafshë të egra
ka edhe të buta
ka njërz të lirë
ka të fshehur ndër skuta.
Ka sy të qeshur
ka dhe me lot të pa tharë
ka zemer-zi
ka zemër-bardhë
ka brënda shpirtit
dimer dhe verë
ka lule që thahet
ka lule që çel.
Ka fjalë të ëmbëla
ka të rënda si plumbi
tek ti vijnë o det
sa herë i merr lumi
përplasen me dallgët
dalin dhe në breg
ka mall që shuhet
ka dhe mall që djeg
——(Pal Ceka)——