Prof.Akademik Dibran Fylli regisor/aktor

Artistja Margarita Xhepa në Leksikonin enciklopedik

Dibran Fylli, Prishtinë

MARGARITA XHEPA

Margarita Xhepa, u lind më 2 prill të vitit 1932, në Lushnjë. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

Në mbarim të shkollës shtatëvjeçare Margarita Prifti do të dërgohej në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën e dramës.

Në vitin 1950, kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, nxënësja lushnjare e Liceut Artistik “Jordan Misja” do të ftohet të ishte pjesë e trupës së Teatrit Popullor, sot e Teatrit Kombëtar.

Prof.Dr.Flori Bruqi (ne foto)

May be an image of 1 person dhe tekst

Në vitin 1951 pat dalë për herë të parë në skenën e Teatrit Popullor. I qe besuar të luante rolin e shërbyeses, në një dramë ruse me titullin “Makar Dubrov”.

Më vonë, është shfaqur në rolin e Majlindës te drama “Majlinda” e Xhemal Brojës.

Artidtja e Popullit, Margarita Xhepa-Nderi i Kombit, ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve do t’i përmendim: Majlinden tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizuar nga K. Veçla i romanit me të njëtin titull të Jakov Xoxës, Filja tek “Cuca e Maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë, Nëna tek “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) e role tjera.

Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin këto suksese Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë. Margarita Xhepa ka interpretuar edhe shumë role tjera në teatrot më të njohur të Shqipërisë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët” me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes”, me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me Saimir Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanin, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në vitin 1997 interpretoi ne filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, u nderua me Çmimin e Nderit.

Filmografia:

-Kronikë provinciale, (2009)

-Ne dhe Lenini, (2008)

-I dashuri armik, (2004)

-Mirupafshim, (1997)

-E diela e fundit, (1993)

-Një djalë edhe një vajzë, (1990)

-Vitet e pritjes, (1990)

-Kush e solli Doruntinën, (1989)

-Pesha e kohës, (1988)

-Pranvera s’erdhi vetëm, (1988)

-Misioni përtej detit, (1988)

-Rrethi i kujtesës”, (1987)

-Fillim i vështir, (1986_

-Gabimi, (1986)

-Gurët e shtëpisë sime, (1985)

-Militanti, (1984)

-Apasionanti, (1983)

-Dora e ngrohtë, (1983)

– Shokët, (1982), etj.

Artistja e popullit Margarita Xhepa është e dekoruar Nderi i kombit, si dhe është shpërblyer edhe shumë çmime e shpërblime tjera kombëtare e ndërkombëtare për realizimin e suksesshëm të roleve, që i janë besuar, nga regjisorë të njohur të teatrit dhe të kinematografisë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.