FIGURA TË PASTRA…
DHE FAJET E RAMIZ ALISË..!
“”””””””””””””””””””””””””””””
Kryediplomatja e SHBA dhe BE kanë dhënë mesazhe të forta per liderët dhe kryetaret e partive politike në Shqiperi, në lidhje më përzgjedhjen e kandidateve per deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në fokusin e ketyre kanaleve diplomatike nderkombetare theksohet qartazi rendesia e pastertise se figures se kanditeve që do rradhiten e listen zgjedhore te subjekteve politike, per ti perfajsuar ne kuvend pergjate legjislatures dhjete te kuvendit Shqiperise.
Disa lider vendas keto sugjyrime te faktorit nderkombetarë i konsiderojnë si nderhyrje flagrante në punet e mbrendeshme të Shqiperisë..!
Madje edhe kryesocialisti Rama njeherazi kryeministeri aktual i vendit e ka ironizuar thirrjen e ambasadores se SHBA si dhe ate te komisionierit europjan per politiken e jashtme dhe zgjerim te zotit Michael Gahler duke i konsideruar si karazogjozë…
E ndersa perfajsuesit e opozites kanë preferuar të luajnë te verberin dhe shurdhin duke mos i dhënë aspak rendesi kesaj problematike qe ngrenë lideret dhe organizmat e ndryeshme nderkombetare.
Kryeministri Rama duke i dhënë një pergjigjie indirekte pytjes se a mbane pergjesi subjekti politik per figuren e kandidatit per deputet u shpreh prerazi se pergjesi mbetet individuale,pra sipas zotit Rama partite politike s’jane as polici as gjykata qe te hetojnë te shkuaren e kandidatit tyre!
Një absurditet i vertetë,papergjishmeri dhe imponim i dhunshëm qe i bëhet qytetarit dhe elektoratit nga dy tre padronë te partive tradicionalisht te medha ne Shqiperi.
Une dua ta konsideroja një tradheti te hapur politike te lidershipit vendas kete sjellje arrogante te kultit dhe unit.
Ishte e pritshme gjithë kjo katrahure politike,jo pa qellim u minos e gjithë puna disa mujore e komisionit politik per reformen zgjedhore ku u bënë palë e ketij keshilli politike dy opozitat tona ajo parlamentare dhe jo parlamentare.
Proverbi”dita mirë duket në saba” nuk doli aspak e vertetë ne rastin konkret,vertete ne gatimin e kesaj reforme zgjedhore moren pjese te gjitha partite politike,mirpo fatkeqesisht vulen e vendosi Gjiknuri dhe Belykbashi si kapot e reformes.
Gjithë ajo zhurmë per një vrimë në uji.
Asgjë s’u ndryshua,as listat te hapur,as koalicionet nuk u ndalun as nuk u stimuluanë.
E ndersa emigrantet mbeten jashtë korrnizes zgjedhore totalisht dhe krejte qellimisht.
Dy partite e medha PS dhe PD mbajten te njejtin qendrim per partite e vogla duke i mohuar çdo te drejtë madje edhe siglen e tyre per tu perfajsuar ne listen politike zgjedhore.
Sigurisht partianoka dhe partiashehu u pajtuan meqe siguruane nga nje karrige ne parlamentin e ardhshëm.
Ja pra kjo është fytyra e partive dhe politikes shqiptare edhe sot pas plot tre dekadash..
Sigurisht lideret e ketyre partive nuk mund te pranojne rekomandime as sygjerime te askujt per te zgjedhur njerez me figure te paster dhe te moraleshme per ti perfajsuar ne kuvend…
Ndryshe si mund te kandidonte Berisha,Mediu dhe Monika,madje as Basha dhe shume te tjerë “veteranë”te politikes nuk e kalojnë zonen e kuqe pasi e gjithe karriera tyre politike tridhjetevjeçare eshte e mbushur me bema dhe mekate te pafundme.
Qytetarve shqiptarë s’u mbetet asnje alternative tjeter veç kesajë qe servine kaposhet e medhenje te politijes vjeter….
Per gjithe keto deshtime politike dhe ekonomike,ish lideri dhe patriakali i Partise Socialiste zoti Fatos Nano ja faturon fajet ish presidentit te fundit te rregjimit komunist te ndjerit Ramiz Alia,qe na paska refuzuar oferten e BE ne vitet 1986-87…!
Le ta besojme pretendimin e avokatit Fatos Nano!!!
Po keto tre dekadat e fundit e kujte eshte pergjesia zoti Nano?!
Nga
PRENG PJETRI
LEZHE.


