Vargje te krijuara per ty babi im shtrenjte dhe i paharruar!!!
Ishte dite e enjte,data 4 ora 12:30 nje telefonate nga xhamia me beri, qe trupi te me dridhej,zemra te me rrihte fort,kur me lajmeruan, se ti babi im i shtrenjte nuk ishe mire….Menjehere lajmerova vellan qe te vinte tek ti me makine sa me shpejte.Une vrapova si e marr me nje fryme, me shprese se do te shihja gjalle dhe te me thoje nje fjale….Ty te kishin vendosur ulur ne nje karrige me syte te mbyllur…Sa me pe mua dhe vellan aty i hape syte per here te fundit…Te futen ne ambulance,te kapa duart,qe ti ngrohja,te perqafoja,te flisja,te lutesha zgjohu te lutem o ba,por ti nuk me dhe asnje reagim,perse e plagose kaq shume kte shpirtin tim,perse nuk me the nje fjale per te fundit here…Ju luta doktoreve babin me shpetoni,te ben dy here elektroshokun por ti perseri nuk po reagoje….Mu erresuan syte nuk doja ta besoja,qe ty te humba dhe asnje fjale fundit prej teje nuk e degjova….Bertita me te madhe zgjohu eja tek une,por ti nuk me degjoje asnje fjale s’me the,nuk mi fshive lotet qe me derdheshin per dhe…..Syte cdo dite po me lotojne zemra me eshte coptuar….Me fal babi im i shtrenjte qe per ty çdo çast po lotoj….Edhe pse zemren e kam te plagosur,perseri ndihem krenare qe shpirtin ne shtepine e Zotit e dorezove…..Thone se koha i sheron plaget dhe kjo eshte e vertet,por vajza babin e saj te shtrenjte nuk harron vecse do e kujtoj per jete!!….Do te dua dhe do te kujtoj per jete babi im i shtrenjte,ne zemren time do mbetesh per jete,babi im shpirti im,i shtrenjti im.i paharruari im!!!.Sa shume po me mungon dhe do me mungosh i shtrenjti im,krenaria ime,krenaria e te gjitheve,per ty kishin respekt i madh e i vogel,gojeembel,shpirtmire me te gjithe!!!.Zoti te mori prane vetes,sepse ishe i perkushtuar ne shtepine e Zotit dhe aty dhe frymen tende te fundit!!!.Do jesh ne zemren time,pergjithmone,te mamit tim,te vellezerve te mi,te gjithe te afermeve dhe gjithe miqve qe te kane dashur dhe te kane respektuar ne jete te jeteve do te te kujtojme i shtrenjti babi im!!!