VETMIA LARG
Jam e verber kam humbur drejtim
Kerkoj shtegun me shkopin tim
Jam e gjore si zogu ne shtegtim
Kam humbur udhe e nga t’ia mbaj s’di
Kërkoj shtegun nga të ecë
As shkopi magjik s’më ndihmon me
Pse nganjëherë bie ky zhgënjim
E herë herë s’më ndahet më ndjekë nga pas
E djeshmja s’kthehet më ajo ka ikur
E sotmja na rrëmben herë herë në zhgënjim
Me se të të jap dhe ty o varg
E ç’të nxjerr nga shpirti ime
Që ti të fluturosh lirshëm
në vendin tim të artë
Largësia që më ka mbuluar
Nganjëhere dhe kjo vetmia pa zogj rreth meje pa fjalë
Sillem vërdallë fletëve të bardha e librave
Të paktën pakëz shpresë e mishërim të marr
Nga të bukurat të mirat fjalë
Shpresa Gashi Zurnaci
“””””””””””””””””””””
LUMTURINE SI TA ARRISH
Lumturinë si ta arrish
Thonë se me para nuk blihet
Por askush s’e ka humbur që ta gjesh
Shpeshherë e pyet vehten
Si vallë qenka kjo lumturi që s’e kapa dot
Më tallnin të tjerët më quanin të mjerë
Ajo nuk kapet e nuk zihet dot
Që të jesh e lumtur duhet të udhëtosh
Dola mora udhë të gjejë lumturi
Por prapë pësova e nuk rashë në ujdi
Kur u ktheva në vendin tim
në mesin e miqve të mi
Pastaj e kuptova se lumturinë e kisha pranë jush
Shpresa Gashi