Brezi ynë është përballur me situata nga më ekstremet. Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve dhe përmbysjeve të mëdha, e si rrjedhim, I pasojave që sjellin ato.Kjo na ka armatosur me disa shprehi dhe mjete tepër origjinale, si p.sh, MASKA.Na thoshin vishe, më pas ngrije, më vonë ule..Kësaj I thonë, more vëllezër, ngrije bluzën dhe ul pantallonat.
..Fëmijët janë qëniet më të pafajshme, tepër të sinqertë dhe të dashur.Këto virtyte kultivon prindi tek fëmija në familje, vazhdimisht. Edhe në periudhën moniste.
Ndërsa në familje kultivonin fëmijë të mirë,kur rriteshin,përballeshin jashtë me një realitet tjetër.Të rinjtë, duhet të flisnin e mendonin, jo siç donin ata, por siç donte Partia .Një gënjeshtër e madhe ishte ai sistem.Reagimi I parë pas çdo gënjeshtre, shoqërohej me një ndjenjë skuqje nga turpi, deri sa gënjeshtra, ngjiste shkallët e karieres.Dhe, ngushëllimi I Partisë ishte ‘’bindës’’;Të gjithë, duhet të ecnin me parimin e Jovan Bregut, të gënjejnë, por, për mirë.Në skenën politike, duhet të vishnin, Maskë. Maska, duhet të mbulonte gojën, hundën, sytë, veshët, por edhe mendimet.Ashtu si kinezët na mësuan të vishnim të gjithë nga një kostum doku, po ashtu, të gjithë duhet të vishnin maskë. E mbanin kudo, në shkollë, në punë, në rrugë, në ushtri, në skenë…Fshatari mbante një maskë të thjeshtë, ndersa drejtuesit, nje maskë te kuqe, që ose të ndriçonte ose të digjte.
Kur mashtrimi u ngjit deri në institucionet më të larta, Partia hodhi parrullën; Armiqve, t’u çirret maska. Hiqni maskat.Por më kot.Gjithë sistemi ishte një maskë.
Me ndërrimin e sistemit, shpresuam se do të binin edhe maskat.Por, më kot.
Kur isha oficer, pasditeve,hiqja uniformën ushtarake, dhe të veshur me rroba civile, dëshiroja të ndjehesha më lirshëm.’’Edhe tani, oficer je’’, më ngacmonte një shoku ynë mësues.’’Nuk të hiqet kollaj shenja nga rrethi I kapeles në kokë’’.Edhe tek udhëheqësit e rinj, kishte lënë shenjë maska e kuqe.
Koha e re, hoqi maskën politike dhe vuri maskën personale.Maskë, për një vënd pune, për një pazar të pisët, për një vizë për jashtë shtetit, për një lidhje, për një çmim në letërsi,për..Dhe sidomos, kur ndodhen Jashtë dy shqiptarë, mbajnë maskë.Këtë situatë e kultivuan politikanët tanë për t’u pasuruar,për të mbajtur kolltukun.Dhe sot, politikanët,perdorin maska me simbolet kombëtare..Por, jo të gjithë..
Kishte nga ata, që u zhgënjyen me baballarët e kombit, dhe nuk vunë maskë.Njëri nga ata ishte edhe poeti T.Keko, I cili shpëtimin sot e pret, diku më larg, më Lart;
‘’Dhe kur të lodhesh mos kërko ndihmë
Në tokë shtriu me qiellin mbi sup
Kur Zoti lë një komb fatkeq
Është mirë të skuqet e të ketë turp’’.
Teodori vdiq I varfër, edhe pse hyri në politikë.Sepse ishte I ndershëm.Ai nuk ishte me dy fytyra.
E mbani mënd shprehjen e drejtorit tek ‘’Pallati 176’’?Nuk e deshe Jovan Bregun për magazinier?Bëje krushk tani.
Nuk e deshëm Kinën për motër?Thiri baba, tani.Baba ose njerk.
Kina, u rikthye tani, por jo me ndihma, as me citate, as me stema. Por me Virus, me pandemi, me maska.Na solli tel me gjëmba, jo për të na izoluar brënda vëndit, por brënda shtëpisë.Maskat e reja, duan të na na pengojnë edhe oksigjenin, edhe dritën, edhe buzëqeshjen, edhe vetë lirinë…
Flak maskën tutje.Fika televizorin.Mbylla fb, kur…Bingo, thirra kur pashë në ekran emrin e Marinos.Në ekran shfaqet fytyra ëngjëllore e mbesës time.
-Cili është ai- pyet im bir Melinën e vogël.Deri sot, ajo bëlbëzonte vetëm një fjalë.
-Papus Mimis- (Shpesh këtu Dhimitrit, I thonë për shkurt, Mimi).
-Papus Mimis,- cicëron ajo, dhe buzëqesh.Ëmbël. Çiltër.Bukur. Pa maskë.
Në atë çast, doja si I marrë të fluturoja drejt saj,të qeshja, të lozja, të gëzohesha bashkë me të, si fëmijë.