Mëhill Marku

=Sot qanë deti e qanë Peza !====

=======================

Që në mëngjes ca re të zeza

Shungullon deti e qanë Peza

Syri loti lotin spo e mba

Se Sabri Çelmeta na la!

Dhe ti o det dallgën ndale
Ju anije lëshojeni një sirenë
Na u ndal fryma na u ndal fjala
Shpirt e zemer në gjysë shtize na mbenë!
Ty të kishim më të mirin
Mes nesh si shtiza me bajrak
Ty të patem si djalë deshiri
O

Sabri Çelmeta

fisniku Pezak!

Nëse deti sot dallgën e ndali
Dhe nga gjoksi po nxjerr oshtimë
Ty o det gjithë jeten ta fali
Bashkë me ne sot ti mbajmë zinë!
Veç një gjë o Sabri ta dish
Dhe në Xhenet pushofsh i qetë
Sa herë të mblidhemi mes nesh do rrish
Mes shokëve je gjallë e je në jetë!
S’e harron Peza të birin
S’e harron deti detarin
Se harron shoqëria më të mirin
Ingjinier Sabri Çelmeten marinarin!

Mëhill Marku

20.02.2021 10:212

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.