21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Mimoza Halili

Gjuha e bukur shqipe

Sa e kuptueshme je ti fjale* Shqipe*.!
Tek degjoj fjalet e huaja ma e embel je TI.!
Sepse nuk perpiqem t’i shfletoj neper fjalore..
Ne memorje aty,s’duan theks dhe perkthim..!
Si gure i cmuar rradhiten,ndricojne nje nga nje..
M’kujton zerin e NENES,kur me therret”Bije”..!!
Fjale Shqipe vetem ti me quan “Zonje”.!!
Dhurate e shtrejnte qe kam nga vendi im..!
30 vjet ne mergim une nuk te harrova..!
Pershendeta boten,qe me sheh te huaj..!
Endacak i jetes jam,por ty te cmova..!
Dhe femijeve te mi ju them: Fol Shqip..!!!!
E mos u druaj..!!!!!!
Mimoza Halili
Athine Greece
ALBANIA
May be an image of Mimoza Halili dhe tekst
.O moj myzeqare
Lirikë
O moj myzeqarkë e bukur.
Që më shkon fushës së blertë.
Kaçurrelat të bëjnë flutur.
Me ca naze rend si bletë.
Natë pas natë po rri zgjuar.
Buza jote trëndafil.
Si kurorë lulepraruar
N’degë të rrushit je bilbil.
Merrja këngës myzeqare!
Fluturo, moj tej kodrine.
Qesh mes ojnash kanakare.
Çel me sytha trëndëline.
Pa dëgjo një fyell bariu
Që nis këngën në të gdhirë
Mos u tremb kur pikon shiu.
Bëhu Zanë përmbi qershinë.
Dil e mblidh lulet ndër shegë.
Pikturo buzët e tua!
Si drenushkë ngjitu në degë.
Dil e zbrit në zall mbi prrua!
Zgjomë mallë vashërie.
Të kërcej me nostalgjinë.
Qëndis shporta mirësie.
Dhe këndo për dashurinë.
Myzeqarkë luleshqiponja.
Je pranvera e gjithësisë.
Ndrin si maj me xixëllonja.
Të deh nur i bukurisë.
Mimoza Halili
Athine Greece
ALBANIA
20.2.2021

“”””””””””””””””

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!
Urime Kosova ime për Pavarësinë.
Përkrah teje dhe nëna Shqipëri gëzon.
Dëgjoje lahutën e Bacës që këndon për lirinë.
Dëgjoje zërin e Lokes si himn në vatër jehon.
Çdo prag shtëpie, çdo rrugë ka një emër.
Të ngjyer me gjakun e bijëve që ranë.
Nuk ta mposhtën shpresën të betuar në zemër.
Çdo breg e mal për armikun u bë varr.
Të dogjën mes flakëve, të shkrumbëzuan.
Në masakrat çnjerëzore t’i vranë bijtë.
Të plaçkitën sepetet, por kurrë s’të gjunjëzuan.
Çdo brez për krajlin serb e lëshon një mallkim.
Akoma Evropa bushtër tinëz përgjon.
Është dhelpër që çirret e harron borxhin e vjetër.
Trojet tona i ka zili dhe në deftere lakmon.
Në monedhë evroje zien e shfryn si çorbë në letër.
Ndaj valëvite flamurin në festë, të ndrijë dhe qielli.
Në telat e çiftelisë le të dridhen kodra e male
Aty ku toka përqafon si një flakadan rreze dielli.
Kur çikat këndojnë dhe kërcejnë në valle.
Këndo këngën e lirisë, Kosovë e shtrenjtë
Në fiset dardane të shkëlqejë mirësia.
Historinë e kemi shkruar me gjuhën e shenjtë.
Jemi një gjak e një komb ti, Çamëria e Shqipëria.
Ta gëzosh Pavarësinë, Kosovë!
Dhe ju, patriotë në diasporë!!

Mimoza Halili

Athine Greece

ALBANIA

17.2.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.