Qindra vite të burgosur më mbanë
Nuk shijova rreze djelli asnjëherë,
Prita e prita me shekuj aq gjatë
Dhe unë të shijoj këtë prandverë.
Sa shumëm plagë kam në trupin tim
Sa shumë vuajta gjer më sot,
Harrova tash gjitha dhimbjet që m’përshkuan
Nga që mundi im nuk më shkoi kot.
Sa mirë e ndjej veten sot këtu me ju
Por shpesh zemra po më dhemb,
Kur shoh aq shumë varre e lapidare
Që u flijuan për mua në këtë vend.
Andaj një kërkesë për gjithë ju e kam
Më duani, më ruani e respektoni,
Të punoni më shumë e zhvilloni këtë vend
Është e vetmja mënyrë mua të më nderoni!
Duane njeri tjetrin si shumë kohë më parë
Të ndarë e përqarë u do veç armiku,
Të fortë e të bashkuar vëllëzër shqiptarë
Të duhemi mes veti, kështu na do dhe miku!