Adem Demaçi i ka kaluar mbi 28 vite burgim.
Ishte dënuar më 1958 se e kundershtoj shprenguljën e Shqiptarëve në Turqi , kur Rankoviči ishte në kulminacionin e fuqisë se tij.
Ishte burgosur më 1964 se kishte kërkuar të drejta të plota për Shqiptarët në Jugosllavi.
Ishte burgosur më 1975 pa ndonjë arsye e vetëm se Serrbia e shihte si armikun kryesor të saj.
Kurrê nuk ishte anëtar i LKJ.
E kishte sfiduar Rankovićin, Stefanovićin, Titon e gjithë politikën serrbo- malazeze e maqedonase që eksperimentonin më Shqiptarë
Demaçi është unikal e i papĕrseritshëm e i pakrahasueshem.
Demaçi në vitet e rënda 1998 e 1999 ishte zëdhënës politik i UÇK-së.
Në studio televizive Demaçi po krahasohet më dofarë përsonalitetesh qĕ jo vetëm se ishin anëtarë të LKJ por dihet botërisht se i thurnin elozhe komunizmit e poezi shokut Tito e më mataforën e tyre paraqiteshin më vonë kinëse antikomunist të përbetuar e disa madje në LDK e cila ishte në fillim levizje gjithëpopullore kishin kaluar direkt nga pozita e kryetarit e sekretarit të LKJ-së.
Njerëzit vlerêsohen nga koha kur kanë vepruar e jo nga e sotmja sepse kur Demaçi e kunděrshtonte fuqishëm Rankovičin , Titon e politikën serrbe shumë tê ashtuquajtura elita kulturore e politika i duartrokisnin vellazërim- bashkimit , patriotizmit jugosllav e akoma vuajnë nga nostalgjia për Serrbinë.
Komperacionet e tilla janë tendencioze e bëhen më qëllim ta minimizojnë figurën e tij poliedrike por gabojnë sepse Demaçi është vet historia i cili sa ishte gjallë e sfidoi historinë e u bë pjesë e pandashme e saj.
Historia duhet trajtuar ashtu siç ishte e jo nga prizmi partiak .
Figura shumëdimensionale e Adem Demaçit duhet vlerësuar drejtë prej atëdhetari, disidenti , humanisti e ish të dënuari për kauzën kombëtare.
Demaçi ishte figurë markante , shkrimtarë e nderi i kombit i cili lulen e rinisë për ideale kombĕtare e kaloj në kazamatet serrbe.