Zoi Ndrio Strori u lind në Konizbaltë të rrethit të Beratit.
Mësimet e para i mori në vendlindje,kurse arsimin 7-vjeçar e përfundoi në Poshnje.Shkollën e mesme Pedagogjike,e kreu në qytetin e Beratit.Studimet e larta i mbaroi në universitetin “Aleksandër Xhuvani”,në Fakultetin e Shkencave Shoqërore,në degën gjuhë shqipe dhe letërsi.Zoi Strori është autor i katër librave me vlerë historiko-letrare dhe monografi.Ka në process botimi librin e pestë.Zoi është vlerësuar me Medaljen “Naim Frashëri” ,për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e arsimit shqiptar.Mbanë titujt “Ambasador i Paqes”,”Nderi i Bashkisë” dhe titullin “Anëtar Nderi i LANÇ-IT”.Prej shumë vitesh është korrespodent i gazetave “Kushtrim Brezash”dhe “Shpiragu”!
Suksese e mbarësi ,i urojmë në krijimtari,z.Zoi Strori.