Frederik Ruço

Zgjohuni Atdhetarë!!!
Nuk kemi pse çuditemi vetëm nga televizioni Kosovar T7 që është pronë e Gruevskit!!! Ky televizion është një pik ujë në Oqeanin e politikës sllaviste. Politika sllaviste ka shekuj që sundon mbi politikën shqiptare. Në Shqipërin Londineze, zyrtarisht kjo politik e urryer për qytetarët shqiptar, është ulur këmbëkryq në të gjitha institucionet që më 1945. Për të mosfolur edhe më parë për të katër Vilajetet të marruna me dhunë nga Europa kurvë, për të ngopur ujait sllav. Kjo Politik është e sunduar posaçërisht për interes të sllavizmit në dëm të Shqipërisë Natyrale. Dhe atë Shqipëri Londineze me pavarsi të cunguar që na e dha politika Europiane më 1913, prap politikën dhe shtetin e sundojnë po ata me njerzit oportunist e të shitur tek sllavët. Po ti sygjerojmë për momentin qytetarët shqiptar do themi: pronë të tyren kanë një stomak për ta ushqyer dhe, si të tillë nuk mendojnë për të ardhmen e trashëgimtarëve. Kjo ka bërë që të jemi sot në Këtë gjendje të mjeriar e të nëpërkëmbur. Shqiptarët s’kanë menduar kurrë për pasardhësit e tyre. Shqiptarët; përveç atdhetrëve veprojnë si mercenarë shembullor ndaj të huajve. Jasht Shqipërisë Janë model për çdo gjë. Shqiptarët Kanë drejtuar punët më të randësishme në ato shtete ku punojnë e banojnë.
Shqiptarët harrojnë që në vendlinbjen e tyre ka mbi 300 ditë Djell. Ato punojnë në shtete që ka a po s’ka 60 ditë Djell. Çfar mund të rradhitësh më parë për mrekullit që Zoti fillimisht zgjodhi Shqiptarët si popull për t’u marr vesh. A nuk jemi ne Shqiptarët që kemi shpērndar në katër anët e dheut dijetarë, mbretër, Peramdor, kryministra, drejtësi, karakter, bes, njerzillëk, urtësi, pritje miq e armiq, pra mirësi të pafundme.
Shqiptar! Mendoni vetëm një herë dhe vetëm një herë për vendlindjen Tuaj. Faljani symbylltasi vetëm një herë mëndjen vendlindjes për Bashkimin e një Shqipërie Natyrale.
Mendoni vetëm një herë për të bërë një shtet ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet.
Mos e mbushni plot stomakun si tafmaqarë se nuk është vetëm ai halli, pikërisht këtu fillon shitja tek armiqt e Shqipërisë. Djalli pikërisht këtë ka parasysh dhe e shfytëzon për interesat e veta. Kombasit e mij shqiptar ; duhet të kuptoni e t’a ngulisni mirë në mëndje se: nuk duhet të kini frikë nga politikanët e pushtetarët djallzor, mos ju servilosjuni atyreve, ato janë një pakic të zgjedhur nga ju. Pra kur do t’a kuptoni forcën reale që keni kundruall tyre, kur duhet t’a kuptoni se Çfar force keni në dorën Tuaj. Nëse e kuptoni të paktën vetëm një herë, atëherë do kuptoni se nuk duhet t’i serviloseni, sepse i serviloseni kot dhe, prandaj ndodhin pasojat. Duhet luftuar shkaku dhe shkaku është servilosja. Kuptojeni tani sa nuk është vonë, kur vjen me vones bariu në kope, ujku ka bërë kërdinë.
Tiranë/09/03/2021
St. Ing. Frederik Ruço
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.