Florenca Rada

DITA E MESUESIT

Gezuar! 7-Marsin,
Mesuesi im i pare,
Dhimiter Grazhdani,
Ku na mesove ABC-ne.
Sa mire na mesoje ,
Ishe i dashur me te gjithe,
Na hape horrizontin ,
Na u bere prind i dyte .
Nepermjet 36 -germave,
Na rrenjose ne shpirt
Gjuhen me te bukur ne bote ,
Dashuri per gjuhen shqip .
Kur binte bore dhe shi ,
Na shikoje me dhemshuri,
Na afroje afer porit,
Te thaheshim mos ngrinim .
Ti kishe shume femije,
Per te edukuar dhe mesuar,
Kte pune e beje me deshire ,
Sot je nje mesues i pa harruar .
Brez pas brezi do kujtohesh ,
Edhe qe sot na mungon ,
Fli i qete dhe prehu ne paqe ,
Sot Atdheu 7-Marsin,
per gjithe mesuesit feston.
FL.(KAPE-KOLAMI)RADA
PARMA ITALI 7/3/2021..May be an image of 1 person

LETER NENES

E dashur ,e shtrenjta,e pa harruara,nena ime.
Po te shkruaj kte leter si c’do vit.
Ka 8 vjet qe me mungon .
Me ka marre shume malli per ty.
Qe ne moshen 18 -vjece u largova.
Isha shume e re moj nene ,
Me ju kurre nuk u ngopa,
Nga shkolla ne shkolle shkova,
Pak kohe me ju jetova,
Larg u martova,
Familjen time krijova,
Vetem letra shkrova.
Me gezim letrat i prisnje,
I preknje,i shikoje ,i lexoje,
Pergjigje me dergoje .
Tani qe shkruaj ,
Lot nga syte me pikojne,
Mbi rreshtat e bojes me bjene,
Me prishen,dot si lexoj.
Shkruaj prape,lotet curg me shkojne,
Marr leter prape , prape,
e prape,
Koshi me letra shuk,
u mbush plot.
Nga e qara me denese,
qe nuk po pushoj dot .
Kam shume kujtime nga ju moj nene,
Sa here i kujtoj,
Me djegin ketu ne kraharor,
Shpirtin me pervelojne.
Na rite me vuajtje dhe mundim,
Ishim shume femije,
Kafshaten e fundit,
Nga goja do e hiqje ,
Do e ndaje me ne te gjithe.
Ishim femije,
Losnim,u grisnim,
Me balte beheshim deri ne fyt ,
Ti kurre nonjehere nuk u merrzite ,
Na lanje,arrnoje,
naten dite e benje,
Na deshe te bukur te ishim,
Kur jashte tenesermen, te dilnim.
Kur isha e semure,
Gjithe naten ,
tek koka me rinje.
Kur gjumi me zinte,
Ne djepin e ngrohte te
kraheve te tu ,
Nina-Nulla me kendoje,
Me ate zerin tend te embel dhe te bukur,
Fli,o bir, i nenes fli,
Fli, te ritesh, o,shpirti im !
Nje buzeqeshje e lehte mu celte nen buze ,
E sigurte ndjehesha ,
Ne gjoksin tend te bute.
Ju jeni sot mbreteresha ime,
ne kujtimet e mia.
Sot per 8-Mars ,
Bota, gjithe nenave i perkushtohet.
Me fal !O ,nene!
Shpirti yne ,shume u trazua sot,
Nje tufe me mimoza,
Nuk ta sjell dot.
Ah!Sikur te isha dhe njehere femije,
Te me zinte gjumi shtrenguar ne gji,
Duke te degjuar ,
Kur ju me thoshit:
-Bir, i nenes bir!

Fl.(KAPE-KOLAMI)RADA

PARMA ITALI 8/3/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.